Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur aksionin e nisur mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin “Të pastrojmë Shqipërinë”. Aksioni do të zgjasë gjashtë muaj dhe ka për qëllim pastrimin e të gjithë territorit.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama falënderon të gjithë ata që u angazhuan në çeljen e këtij operacioni, duke siguruar se deri në vitin 2020 do jenë mbjellë 20 200 000 pemë.

“Faleminderit gjithë atyre që sot u angazhuan në çeljen e operacionit PASTROJME SHQIPERINE QE DUAM💐Deri në 2020 do kemi mbjellë 20.200 000 pemë”, shkruan Rama në “FB”.

Ndërkohë, në hapjen e aksionit “Të pastrojmë Shqipërinë” ishte dhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i cili ftoi qytetarët t’i bashkohen këtij aksioni për të pastruar Shqipërinë në çdo cep të saj. Pas Shqipërisë, aksioni pritet të zhvendoset edhe në Kosovë.  

d.c./shqiptarja.com