Deklarata e tij u bë pas ndërprerjes së seancës me vendim të Gramoz Ruçit për t'u lënë një orë kohë deputetëve që të njiheshin me provat e Prokurorisë.
“Ruçi vendosi vijimin e seancës me dyer të mbyllura. Unë do të deklaroj votën time pro Prokurorisë në lidhje me kërkesën e tyre. Ne nuk duhet të mbrohemi pas imunitetit. Personalisht nuk më ka kërkuar të jem avokat i askujt, unë jam deputet, aty shikohen vetëm procedurat për faktet apo dhe provat, të analizojmë këtë. Kam bindjen se prokurorët nuk kanë interferenca politike.
Kemi një fakt se janë arrestuar 4 persona, materialet e tjera i kanë krijuar bindjet gjithkujt, kjo nuk është një gjë e mirë për socialistë,por mirë për shqiptarët. Grupit i socialistëve shpresoj të mos luajnë rolin e mburojës, por t’i hapin rrugë hetimit të Prokurorisë”", u shpreh Naço.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com