RUSI -  Një ligjvënës rus ka propozuar ndalesën e shprehjeve të tilla si “terrorist islamik” dhe “militant islamik” në media.
 
Ai ka thënë se të tilla shprehje japin pikëpamje të gabuar rreth fesë Islame dhe vendosin në rrezik besimtarët e thjeshtë.
 
Shamsail Saraliyev, anëtar i partisë Rusia e Bashkuar e presidentit Vladimir Putin e ngriti këtë iniciativë të tijën në Komitetin për Politikat Informative të Dumës (Parlamentit rus).
 
“Këto shprehje i shtyjnë njerëzit drejt konkluzionit se feja muslimane dhe terrorizmi janë e njëjta gjë. Njerëzit e thjeshtë automatikisht fillojnë të shoqërojnë muslimanët me banditë, vrasës dhe terroristë,” tha Saraliyev.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)