Barcelona e këtij sezoni po tregohet e frikshme për kundërshtarët. Këtë herë ishte radha e Sevillia-s në La Liga, që edhe pse kaloi e para në avantazh, u mposht me rezultatin 1-3 në javën e 7 të kampionatit. Protagonist absolut braziliani Rapinha, i cili për të dytën ndeshje me radhë realizoi ‘tripletë’. 29-vjeçari fillimisht barazoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën dhuroi spektël pas 2 asisteve të Lamine Yamal.

Në 7 ndeshjet e para në La Liga Rapinha ka realizuar 12 gola, duke kaluar rekordin e Lionel Messi-t në sezonin 2017/2018 me 11 gola, por ka vetëm 1 gol më pak se rekordi i Cristiano Ronaldo-s në sezonin 2014/2015 kur portugezi realizonte 13 gola. Sa i takon Barcelonës me këtë sukses vijon si skuadra e vetme me pikë të plota pas 7 javësh kampionat.