'The Animals' në Shqipëri më
22-23 shkurt, 'çmenden' fansat

'The Animals' në Shqipëri më<br />22-23 shkurt, 'çmenden' fansat<br>
Banda e famshme muzikore britanike ‘The Animals’ do të vijnë në Shqipëri më 22 dhe 23 shkurt. The Animals janë një bandë britanike e zhanrit rhythm and blues, të krijuar në fillim të viteve 1960-të.

Ata u bënë të njohur falë tingullit të tyre dhe aftësive vokale të liderit Eric Burdon, siç është e konfirmuar tashmë edhe në këngën që u shndërrua në brand-in e firmës së grupit ‘House of the rising sun”, po aq sa edhe në hite të tjera si: ‘We gotta get out of this place”.

“It’s my life”, “I’m crying” apo “Don’t let me be missunderstood”. Banda arriti të krijonte disa përshtatje të rockut, blues-it dhe në SHBA njiheshin si pjesë e “Invazionit Britanik”.

Shumë anëtarë të grupit janë ndryshuar që prej 1960-ës dhe shpesh grupi ka njohur edhe krizat e një menaxhimi jo të qëndrueshëm. Ata kanë një yll në Rock And Roll Hall of Fame, që prej vitit 1994. Që prej formimit e deri në vitin 2016, shumë këngë të tyre janë përdorur si kolona zanore për filma të ndryshëm të ekranit të madh.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema