TIRANE - Kur kanë kaluar afro një muaj nga nisja e hetimeve për skandalin e thesarit të bankës së shqipërisë, ende mbetet e papërcaktuar shifra zyrtare e dëmit ekonomik shkaktuar shtetit nga vjedhja e kryer prej ish punonjësit të bankës Ardian Bitraj dhe koleges së tij Mimoza Bruzia.

Ky fakt konfirmohet për A1Report nga njësia task forcë e cila po heton dosjen e “thesarit” ku paçka një raporti të bankës së shqipërisë dorëzuar pak javë më parë se paratë e vjedhura arrijnë në 713 milionë lekë, dyshimet e arsyeshme të hetuesve bëjnë fjalë për një tjetër shifër disa herë më e madhe se ajo e deklaruar nga banka.

E pikërisht për të hedhur dritë mbi shifrën reale të vjedhur nga paratë e shqiptarëvë prej thesarit të bankës, është firmosur dhe vendimi i prokurorisë për të kontraktuar një grup ekspertësh kontabël të jashtëm të cilët do të verifikojnë pasqyrat financiare të bankës si dhe do të bëjnë rakordimet e gjëndjes fizike të parave në thesar.

E pikërsiht dyshimet se shifra e vjedhur e parave nga Bitraj pranë thesarit të shtetit mund të jetë më e madhe se 713 milionë lekë, konfirmohet dhe nga vendimi i gjykatës së tiranës një kopje të së cilës e disponon A1Report, ku shprehimisht thuhet:

“Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesat e Prokurorisë, si dhe analizoi tërësinë e akteve të fashikullit hetimorë, konstaton se ekziston dyshimi I arsyeshëm, I bazuar në prova për personion nën hetim Ardian Bitraj për konsumimin e elementëve të veprës penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” thuhet në deklaratë.

Siç shihet nga vendimi shifra e prezantuar nga banka prej 713 milionë lekë të vjedhura nuk rezulton të jetë marrë si provë zyrtare, pasi prokuroria ende nuk ka një raport të pavaruar të auditimit të gjëndjes fizike të parave në thesar me gjëndjen që duhet të ishte dhe gjëndjen që ndodhet aktualisht pas konsatimit të vjedhjes.

Nga krahasimi i datave rezulton se raporti i bankës për shifrën e vjedhur të parave është dorëzuar pak dit pas nisjes së procedimeve ndaj Bitrajt, Bruzias, Çollakut, Bejtjas e 6 personave të tjerë por dhe ky fakt nuk e ka bindur prokurorinë të marrë si shifër përfundimtare atë të 713 milion lekëve pasi kjo shifër nuk është përdorur as një gjykimin e masave të sigurisë në Apel.

E teksa pritet që të martën më 26 gusht të gjykohen në apel 7 kërkesa për ndryshimin e masave të sigurisë mes të cilave dhe ajo e të afërmit të fullanit isht drejtorit të emisionit të parave Dorian Çollaku, po këtë javë pritet që prokuroria të kontraktojë dhe ekspertët kontabël për të përpiluar shifrën reale të vjedhur në thesar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)