TIRANE- Hetimi i skandalit të vjedhjes së 713 miliard lekëve të vjetra nga Thesari i Bankës së Shqipërisë, mësohet se është ndarë në dy dosje të veçanta. Lajmi mësohet nga burime pranë prokurorisë së Tiranës të cilat thanë se një dosje bën fjalë për veprimet hetimore kundër shtetasve Ardian Bitraj, nipit të tij Kleves Bejtaj dhe punonjëses tjetër të thesarit Mimoza Bruzia.
Hetimi për këta tre shtetas sipas akuzës do të vijojë,edhe disa muaj më tepër me shpresën e gjetjes së destinacionit të parave që janë vjedhur në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë që për sa i përket fatit të dosjes tjetër ku janë të përfshirë 16 zyrtarë e tjerë të BSH, mes tyre dhe Elivar Golemi e Ardian Fullani, hetimet pritet të mbyllen shumë shpejt dhe dosja ti referohet prokurorisë për gjykimin me këtyre 16 zyrtarë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
/Shqiptarja.com