'Tifozët e Kombëtares' miqësore me
Italinë, doni të luani? Ja si të aplikoni

'Tifozët e Kombëtares' miqësore me<br />Italinë, doni të luani? Ja si të aplikoni
Anëtarët të Fan Clubit "Tifozët e Kombëtares" në fund të Marsit, në ditën e ndeshjes zyrtare eliminatore mes Italisë dhe Shqipërisë do të jenë edhe ata përballë kolegëve të tyre në Palermo në një sfidë shumë interesante miqësore!
 
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton pikërisht që një event i tillë do të realizohet në datë 24 Mars 2017, në ora 15:00 në “Centro Universitario Sportivo CUS Palermo”, në Palermo.
 
Kjo ndeshje është planifikuar kohë më parë, si rrjedhojë e organizimit të përbashkët me Federaten Italiane të Futbollit në mirëfunksionimin e përbashkët të të dy Fan Club-eve.
 
Anëtarët e Fan Club “Tifozët e Kombëtares” do të jenë në fushë në një ndeshje miqësore (11 x 11) kundër fan clubit te Kombetares së Italisë.
 
Njoftimi i FSHF
Të gjithë anëtarët tifozë, të cilët do të jenë të pranishëm në Palermo për të ndjekur ndeshjen e Ekipit tonë kombëtar dhe që janë te interesuar që të jenë pjesë e ndeshjes miqësore midis dy fan clubeve, janë të lutur të dërgojnë një  e-mail për pjesëmarrje në këtë adresë: [email protected], ose të telefonojnë në numërin : +355665011111, për tu regjistruar në sistem për këtë aktivitet. Ekipi i Fan Clubi "Tifozët e Kombëtares", do të përbëhet nga 14 lojtarë dhe 1 trajner.
Federata Shqiptare e Futbollit, mbulon në këtë aktivitet :
• Uniformën e lojës
• Siguracionin e jetës për cdo lojtar

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit