KORÇË - Pas tragjedisë së rëndë në familjen Cicani në Korçë, ku si pasojë e djegies nga zjarri humbën jetën tre anëtarë të saj, të afërmit që jetonin në të njëjtën pallat, kujtojnë mes tronditjes momentet e tmerrit që kanë përjetuar. 

Liljana Cicani kunata e viktimës, mes lotësh rrëfen makthin e përjetuar për t’iu shpëtuar flakëve. 

Pas ceremonisë mortore ajo së bashku me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, vëllain e Aleksandrit, i cili humbi gruan dhe fëmijët, janë kthyer në banesën ku ndodhi tragjedia duke përjetuar edhe njëherë momentet e asaj nate.

Kjo është dhoma brenda së cilës po flinin gjumë tre pjesëtarët e familjes Cicani në momentin që banesa e tyre u përfshi nga zjarrit.

dhoma korce

“Hyn burri e shkallmon derën. Ishte e tmerrshme tymi që ka dalë më vrull të madh, asfiksia që ka pësuar në këto momente, marrje mëndësh dhe ishte e pamundur që të hyje. Kam marrë fëmijën tim e tmerruar ndërkohë që burri mundohej të shuante zjarrin. Kam marrë fëmijët pasi njëri, djali flinte me murin ndarës ndërmjet të dyja dhomave dhe djalin tjetër m'i kanë marrë komshinjtë. Për momentin unë kam qenë e shqetësuar, e tronditur sepse është tragjedi ta mendosh”, thotë Liliana.

Në muret e kësaj banese mëse 100-vjeçare përveç amortizimit tashmë rëndon edhe pesha e flakëve që u morën jetën 3 personave duke bërë që atje të bëhet e pamundur jetesa. 

“Shikojeni - çfarë mund të jetohet këtu familjarë, të afërm e kanë marrë që jeton atje neve si mos më keq. Xhironi, shikoni fëmijët e mi ka marrë motra jetojnë me motrën kurse ne të dy mundohemi të rregullojmë diçka, çfarë mundemi që mund të jetohet nëqoftëse mendon dikush që mund të jetohet këtu. Nuk e di se si mundet të vazhdojnë fëmijët të jetojnë këtu është stresuese për ne që jemi të rritur jo më për fëmijët”, rrëfen ajo.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të së enjtes  Esmeralda Cicani, 52 vjeçe dhe dy fëmijët e saj vajza Kristina 20 vjeç dhe djali Tedi 18 vjeç ndërruan jetë në mënyrë tragjike teksa flinin në shtëpinë e tyre e cila u përfshi nga flakët.

Sipas të dhënave viktimat mbetën të asfiksuar nga tymi i çliruar, ndërsa shkak i zjarrit ishin bërë disa kabuj të zhveshur të cilët kishin provokuar shkëndijat e para të zjarrit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)