'Un Woman', Saunders: Prona të
zotërohet nga të 2 bashkëshortët njësoj

'Un Woman', Saunders: Prona të<br />zotërohet nga të 2 bashkëshortët njësoj
E drejta e pronës për gratë në Shqipëri njihet me ligj por zbatimi i saj lë për të dëshiruar. Për këtë arsye, në 8 mars, në ditën ndërkombëtare të grave, David Saunders, Përfaqësues i UN Women (Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave) në Shqipëri, kërkoi fuqizim të gruas duke ju lejuar të drejtën e trashëgimisë së pronës.
 
‘’Në Shqipëri 25% e pronave, zotërohen edhe nga gratë, por në fakt 80% e pronave janë në pronësi të burrave. Është e rëndësishme të ndajme këtë. Prona është një siguri. Nëse zotëron pronë, apo tokë: ke fonde për t’u mbështetur në kohë krize, për t’u mbështetur për të marrë kredi, ndoshta të nisësh një biznes, pra është fuqizim ekonomik. Kjo është arsyeja përse jemi këtu sot. Dhe unë do t’i kërkoja të gjithë shqiptarëve të vepronin. Prona jote, zotërohet në mënyrë të barabartë nga ty dhe bashkëshortja jote. Apo dominon ti si burrë? Kush do ta trashëgojë pronën nga fëmijët e tu? Të gjithë do ta trashëgojnë në mënyrë të barabartë? Barazia është e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe sot ne Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ju lutem të angazhoheni dhe të veproni, për të mbështetur fëmijet tuaj, bashkëshorten tuaj’’,-u shpreh Saunders.
 
Në të njëjtin mesazh ka qenë edhe Birgitta Jansson, përfaqësusese e ambasadës Suedeze.
 
''Ne mbështesim me kenaqësi atë çfarë bën UN Women në vend, por edhe autoritetet publike dhe shoqërine civile. Ne besojmë se në ketë ditë duhet të përkujtojmë të gjitha gratë që kanë vite që luftojnë për te drejta të barabarta, mundësi të barabarta dhe përfaqësim të barabartë. Ambasada Suedeze mbështet të drejtat e grave, përfaqësimin e grave dhe burimet e tyre, si edhe temën e sotme, kur flasim për të drejta të barabarta midis burrave dhe grave, sa i përket pronësisë. Dua të them atë që tha miku im David Saunders, se ligji për të drejtat pronësore që është në Shqipëri, të zbatohet në praktikë’’,-u shpreh Jansson.
 
Aktiviteti i sotëm i titulluar “Çfarë është e jotja është e imja dhe çfarë është e imja është e jotja” sqaron edhe të drejtën ligjore që kodi i familjes përmban mbi të drejtën e pasurisë së bashkëshortëve. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar