Rrezikon shembjen dhe shkatërrimin e plotë “Ura me harqe” e quajtur ndryshe si “Ura e Zogut” mbi lumin Mat në Milot e cila është dhe monument kulture. Nga këto pamje shikoni sesi janë grabitur elementët metalikë duke i shitur ato për skrap dhe kjo urë është pre e këtij fenomeni prej disa vitesh.
Por edhe gërryerja nën këmbët e saj si rezultat i marrjes së inerteve pa kriter në lum nga firma të ndryshme e kanë degraduar në këtë gjendje që shihni.
Alarmi për këtë situatë është dhënë nga përgjegjësi i sektorit të Monumenteve të Kulturës në Qarkun e Lezhës, Paulin Zefi i cili bënë apel për një ndërhyrje të menjëhershme për restaurimin e kësaj ure.
Nga ana tjetër vetë banorët e zonës apelojnë për ndërhyrje, ku sipas tyre vjedhja kryhet kryesisht gjatë orëve të natës, ndërsa policia nuk ka marrë kurrë asnjë masë për ta frenuar këtë fenomen.
Kjo urë është ndërtuar në vitin 1927 nga një inxhinier italian, projekt i Mbretit Zog, emër që e gëzon edhe sot. E ndërtuar ne krahun e majte të Rrugës së Kombit kjo ure ofron një panoramë mahnitëse dhe ka shërbyer për lidhjen mes Kurbinit, Mirditës dhe Lezhës, por mungesa e vëmendjes nga shteti ka bërë që ajo të degradojë nga viti në vit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO