Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është bashkuar sot nismës më të re të qeverisë, asaj për pastrimin vullnetar të të gjithë Shqipërisë, të nisur ditën e sotme. Kjo nismë filloi vetëm pak ditë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi angazhimin e të gjithëve për një territor më ekologjik.
‘Urdhri’ i tij është vënë sot në zbatim nga ministrja Manastiruliu, e cila ka hequr për pak çaste kostumin zyrtar dhe ka veshur përparësen e bardhë e dorashkat, duke u bashkuar me qytetarët për pastrimin e qytetit të Beratit.
Ky qytet iu bashkua sot nismës, ashtu si dhe shumë qytete të tjera. Aksioni u zhvillua në zonat më problematike të qytetit, ku u pastruan shtrati i lumit Osum dhe Kalaja e qytetit. Përveç ministres, në aksion morën pjesë edhe të gjitha institucionet e shkollat.
/Shqiptarja.com

“Aksioni ka si qëllim pastrimin e të gjitha zonave të nxehta në të gjithë vendin. Në këtë aksion që do të vazhdojë, do të pastrohen të gjitha zonat problematike”, tha Manastirliu.
d.c./shqiptarja.com