Gjykata e Durrësit ka shtyrë sërish procesin për projektin e "Velierës". Për të njëmbëdhjetën herë, Gjykata e Shkallës së Parë nuk merr një vendim mbi pezullimin apo jo të punimeve të Bashkisë për zbatimin e projektit. 

Këtë të mërkurë, trupa e gjyqtarëve ka shtyrë çështjen me arsyetimin për t'u dhënë kohë palëve për vërejtjet përfundimtare. Seanca e radhës pritet të zhvillohet të martën e ardhshme, 6 shkurt. 

Ndërkohë, seancën e sotme Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë së Durrësit për heqjen e sekuestros preventive.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com