Policia greke arrestoi 11 persona gjithsej, mes tyre edhe shqiptare. Por mediat greke ka që prej të shtunës që flet për ‘bossë’ nga Shqipëria. Sot është gazeta “To Vima” e cila shkruan se grupi kriminal paguante 50-60 mijë euro për vendosjen e motorëve në gomone që të ishin gati për udhëtim. 
(Shkrimi i gazetës greke To Vima për 'Viton')
Disa nga gomonet i deklaronin si të shkatërruara nga zjarri. Grupi ishte i trajnuar për taktika që do t'i shpëtonin nga ndjekja në det. Për të lëvizur në qytet banda thuhet se përdorte automjete me targa të huaja. Shumë nga të arrestuarit kishin përgjegjësi vetëm për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e gomoneve. Një pjesëtar kryesor i grupit konsiderohet një 3 -vjeçar me shtetësi italiane dhe origjine shqiptare, i njohur me pseudonimin “Vito”.
Ndërsa televizioni “ANT1” shkruan se greku i arrestuar që kishte parking gomonesh është djalë polici. Nëna e tij shprehet se këtë gomone ai e mbajti tre muaj në parking thjesht në ruajtje. “E thamë 100 herë nuk është i përzier në gjëra të tjera. Çdo njeri mund të ngatërrohet kështu. Është i pafajshëm”, deklaronte nëna e tij./marrë nga panorama/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com








