'Wanted' shqiptarët në krye të listës
së Interpol, 160 në kërkim,13 femra

Shqiptarët e kërkuar për krime të rënda kryesojnë listën e Interpolit me 160 persona, krahasuar me vendet e rajonit përfshi, Kosovë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Referuar faqes zyrtare të Interpol, persona në kërkim me shtetësi shqiptare janë 160, me shtetësi malazeze 31, me shtetësi maqedonase 26, dhe shtetas Kosovarë 67.

Nga personat të shpallur në kërkim nga policia shqiptare për vepra penale të rënda dhe dënime ende të pashlyera 13 prej tyre janë femra, teksa 147 meshkuj të cilët mendohet se fshihen jashtë vendit.

Personat e shpallur në kërkim nga Interpol, janë referuar nga zyra e Interpol Tiranës e cila ka plotësuar dosjet me të dhënat përkatëse të çdo shtetasi dhe veprën penale për të cilën ata akuzohen.

INTERPOLI
(Në foto: Shqiptarë të kërkuar nga Interpoli)

Listës së personave me shtetësi shqiptare në kërkim nga Interpol, për kapjen e të cilëve kërkohet dhe ndihma e autoriteteve të huajua i shtohen dhe 122 persona të tjerë në kërkim të cilët rezultojnë në faqen zyrtare të policisë së shtetit.

Në total policia shqiptare duhet të vërë në pranga 282 të kërkuar brenda dhe jashtë vendit, por numri i të kërkuarve rezulton të jetë më tepër pasi në këto të dhëna nuk përfshihen personat në kërkim policorë si dhe autorë të ngjarjeve të fundit si rasti i agjentit të shërbimit informative shtetëror Xhevahir Mzika, autor i vrasjes të ndodhur një muaj më parë në fushën e aviacionit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen