'Xhillari', kërkohen 15 vite burg për
bosin e naftës shqiptare/ Akuzat

TIRANË-I shkaktuan shtetit miliona euro dëm me mos pagim taksash dhe fshehje të ardhurash prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për tre të pandehur mes tyre biznesmenin Ardian Xhillari dhe ish zv.drejtoreshën e Doganave Lule Njebza.

Nga hetimet ka rezultuar se në këtë skemë evazioni ishte përfshirë dhe numri dy i Doganës asokohe zonja Njebza, ndërsa në total kanë qenë 4.5 milion litra naftë virxhin e nxjerrë në treg si naftë cilësore.

Për Xhillarin prokuroria e Tiranës ka kërkon 15 vite burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 10 vite.

Pesë vite burg është kërkuar për ish zv.drejtoreshën e Doganave Lule Njebza me akuzën e shpërdorimit të detyrës si dhe 5 vite heqjen e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Në pretencën e akuzës është përfshirë dhe kompania Tea Construcion & Petrol në pronës të Xhillarit ndaj të cilës për akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe mos pagimit të taksave është kërkuar dënimi me një gjobë prej 5 milion lekë.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3(tre) vitesh, për të pandehurin Mirarbër Teneqexhiu.

Pjesë e kësaj skemë ka qenë dhe Mirarbër Teneqexhi ish drejtori doganës së Tiranës ndaj të cilit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe për të është kërkuar dënim me 3 vite burg.

Ky hetim ka zgjatur për dy vite nga prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të tatimeve për zhdukjen e 4.4 mil litra naftë virxhin, ndërsa Xhillari po gjykohet në mungesë pasi prej nëntor 2017 ai është i arrestuar në Zvicër dhe ende nuk është ekstraduar në Shqipëri.

Lista e çështjeve penale që akuzohet Xhillari:

1. Deklarimin Fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3, dhe dënimin e tij me 7 (shtate) vite burgim;

2. Deklarimin Fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Mospagimi i Taksave” të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimine tij me 2(dy) vite burgim;

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 15(pesembedhjete) vite burgim;

4. Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese për një periudhë prej 10(dhjete) vitesh për të pandehurin Ardian Xhillari;

5. Në zbatim të nenit 55 paragrafi 3 të Kodit Penal, dënimin përfundimtar me 15(pesëmbëdhjetë)vite burgim;

6. Deklarimin fajtor të pandehurit Tea Construction & Petrol për veprëat penale “Fshehje e të ardhurave” “Mospagim i taksave dhe i tatimeve” dhe “Pastrim i Prdokuteve të veprës penale dhe dënimin e tij gjobë në masën 5.000.000(pese milion) lekë.

7. Deklarimin Fajtor të të pandehurës Lula Njebza për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5(pese) vite burgim;

8. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5(pesë) vitesh, për të pandehurën Lula Njebza;

9. Deklarimin Fajtor të të pandehurit Mirarbër Teneqexhiu për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij j me 3(tre) vite burgim;

10. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3(tre) vitesh, për të pandehurin Mirarbër Teneqexhiu.

 

 

 

 

 

xhillari

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)