'Zgjedhorja', Rama: Jo përplasje
me PD-LSI, respektohet 18 Maji

'Zgjedhorja', Rama: Jo përplasje<br />me PD-LSI, respektohet 18 Maji
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar për dy orë një mbledhje me ministrat, kryesinë dhe grupin e Partisë Socialiste.
 
Takimi është zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit nga ora 08:00 deri në orën 10:00, ndërsa është diskutuar koordinimi i axhendës parlamentare.
 
Një pikë e rëndësishme e mbledhjes ishte diskutimi për Reformën Zgjedhore. Kryetari i PS, Edi Rama ka kërkuar që të enjten të ketë një debat konstruktiv dhe të shmangen përplasjet me opozitën.
 
Sipas kryeministrit do të respektohet fryma e marrëveshjes së 18 majit për konsensus dhe bashkëpunim me opozitën. “Debat konstruktiv. Shmangni përplasjen. Do respektojmë frymën e 18 majit për konsensus, bashkëpunim me opozitën” mësohet se është shprehur Rama në mbledhje.
 
Bashkëkryetari i reformës Bledi Çuçi u ka kërkuar deputetëve socialistë që të përgatiten për debat ditën e enjte. Ndërsa kryetari i grupit, Balla ka kërkuar që të mos ketë mungesa nga deputetët në seancë dhe debati të jetë konstruktiv. 

Kujtojmë që seanca e së enjtes së kaluar u bllokua nga PD, pasi opozita kërkoi debat për Reformën Zgjedhore. Ruçi shtyri debatin për këtë javë, por Basha nuk pranoi duke bllokuar foltoren duke sjellë përjashtimin nga Kryetari i Kuvendit. 

Përsa i përket marrëveshjes së 18 majit mes PS dhe PD, pas firmojes u theksua se do të ketë bashkëpunim për ndryshimet Kushtetuese, Reformën Zgjedhore, por edhe cështje të tjera për integrimin e Shqipërisë.
 
Por pas humbjes së zgjedhjeve, Basha ka deklaruar disa herë se ajo marrëveshje ka vdekur, pasi Rama e shkeli duke blerë votat, por kryeministri vijon që të theksojë se do të kërkojë bashkëpunimin e opozitës për cështjet madhore. 

Një tjetër pikë diskutimi sot në mbledhje ishte ajo e ligjit për pakicat, ku ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Bushati ka theksuar dakordësinë me dy partitë e tjera dhe kalimin kete jave ne Kuvend. Pas mbledhjes me grupin, Rama në orën 11:00 do të mbledhë qeverinë për të zyrtarizuar 33 zv/ ministrat që prezantoi të shtunën.
 
Mbledhja e qeverisë bëhet sot dhe jo të mërkurën, pasi Rama do të niset për një vizitë zyrtare në Itali.

[gallery]24201[/gallery]

Redaksia Online
dy.b/ Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve