Sot, vajza e vogël e Presidentit mbush 13 vjeç!

Meta ka shprehur publikisht në emisionin “Xing” me Ermalin, se vajza e tij e vogël, Era, është dobësia e tij, ndaj do të ishte e pamundur të mungonte urimi i tij si baba, i shprehur në rrjetin social facebook.

"Sot është ditëlindja e Erës. Fëmijët janë dhurata më e çmuar në jetë, jo vetëm për familjen por edhe për vendin. Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme të sigurtë, në një vënd që e duan dhe i do".  –shkruan ai, duke bërë një përgjithësim, nga e bija tek të gjithë fëmijët.

meta eres

Nga ana tjetër, Zonja e parë, në këtë ditë të shënuar për të, i bën gjithashtu të bijës një urim publik në rrjetin social facebook. Ajo formulon një urim poetik për të bijën, në mënyrë që mallengjimin e saj jo vetëm ta ndajë me të gjithë, por ta ndajë edhe bukur. Gjithmonë mamatë janë më emocionale se baballarët!

“Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë.  Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!”- ka postuar Kryemadhi, sëbashku me një foto ku dallohet qartë ngjashmëria fizike midis zonjës dhe zonjushës së parë.

monika

 

d.gj/ Shqiptarja.com