3-vjeçari prej 5 ditësh i zhdukur, avokati: Veprimet për gjetjen e të miturit të vonuara! Të gjurmohet telefoni i gjyshes

Kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit në Durrës, i zhdukur që prej 5, ditësh janë të vonuara. Kështu deklaroi në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, ku tha se tha se duhet të kryhen veprimet konkrete siç do të sihte gjrumimi i telefonit të gjyshës së të miturit si dhe të kontrollohet sistemi ‘TIMS’ nëse ka dalë jashtë vendit.

‘Ideja është se ka ikur gjyshja në drejtim të paditur. Duhet parë sistemi Tims nëse kanë ikur në drejtim të Kosovës. Duke qenë nga Kukësi mund të jenë larguar nga Kosova. Ndoshta një komunikim i shpejtë me kompanitë telefonike. Nëse e ka të fikur telefonin do të duket ku ishte për herë të fundit.

Nëse gjyshja ka pasur telefon gjendet kollaj. Janë disa veprime teknike duhet pritur. Në këtë pikë i mbetet prokurorisë të marrë masa të menjëhershme dhe me teknologjinë nëse kanë pasur ndonjë komunikim. Mund të vihet në lëvizje policia e Kosovës, janë disa gjëra që mund të bëj gjyshja. Kjo është një marrëdhënie që e komplikon më tepër situatën.

I bëj thirrje policisë së shtetit, janë të vonuara kërkimet. Mjafton në sistemin mobile dhe të kërkosh log imnin ku ka kaluar për herë të fundit. Ka veprimet hetimore që mund ta zbardhin.’- tha Petraj.

Prej 5 ditësh një fëmijë që është marrë padrejtësisht nga gjyshërit, rezulton i zhdukur. Policia e Durrësit akoma nuk ka gjetur 3-vjecarin, edhe pse ka prangosur gjyshin e tij, 60-vjeçarin Rexhep Gjuni. Dyshohet se gjyshja mund të jetë arratisur drejt Kukësit me nipin, por edhe kërkimet në qytetin verilindor deri me tani s’kanë dhënë rezultat.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen dhënia e titullit “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin dhe emërtimet e rrugëve për Remzi Hoxhën dhe Tomor Malasin

Mbyllet mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen dhënia e titullit “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin dhe emërtimet e rrugëve për Remzi Hoxhën dhe Tomor Malasin