/ATSH-AFP/ - Më shumë se 4 000 imigrantë kanë hyrë në Hungari vetëm ditën e djeshme, njoftoi një zyrtar duke shtuar se mbyllja e kufirit kroato-hungarez duhet të përfundonte në mesnatë.
"Në mbrëmje, 3 000 imigrantë ishin regjistruar dhe numri i tyre u rrit për disa orë duke arritur në 4 400 persona në 22 orë", theksoi këshilltari i qeverisë hungareze Gyorgy Bakondi.
Ai shtoi gjithashtu se 28 kilometra të barrierës ishin vendosur në kufirin kroato-hungarez nga 41 kilometra të parashikuara.
Bakondi theksoi se një tren kroat, nisur me 800 imigrantë drejt Hungarisë, ishte shoqëruar nga 40 policë kroatë të armatosur, gjë që e cilësoi si një incident kufitar të pashembullt.
Budapesti akuzoi autoritetet kroate për inkurajim të imigrantëve për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.