Katër ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 9 marsit në mbikalimin e TEG-ut, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka bërë montimin e trarëve të këtij mbikalimi në zonën e Shkozës.
Qarkullimi i është rikthyer normalitetit në të dyja senset e lëvizjes.
“Pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës ku u bë montimi i trarëve të këtij mbikalimi qarkullimi i kthehet normalitetit në të dyja senset e lëvizjes”- thuhet në njoftimin e bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Aksidenti tragjik ku humbën jetën drejtuesi i ‘Audi’-t, Klevis Ruçaj dhe dy pasagjeret Erisilda Abedini dhe Sikela Përroj ndodhi mbrëmjen e 9 marsit rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi mjetin “Honda” të familjes Kurti.
Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital
Nga ana tjetër, familja Kurti, e cila po i drejtohej Elbasanit, me drejtues , Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O.Kurti, përfunduan në spital me lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
17%
-
Jo
74.7%
-
Nuk kam mendim
8.3%
Vota total: 569
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjyqi për ARRSH/ Lexohen parashtrimet për Evis Berberin dhe të tjerët, 22 të pandehur kërkojnë gjykim të shkurtuar
1 Prill, 14:29
-
Evis Berberi mbetet në burg, Kushtetuesja nuk shqyrton pretendimin se provat e marra nga celularët ishin të papërdorshme, rrezikohej dhe dosja ‘Balluku’
26 Mars, 14:42
-
Shtyhet sërish seanca për dosjen 'ARRSH', shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit! E radhës më 1 prill
19 Mars, 11:09
-
Mungonte një gjyqtar, shtyhen seancat në Gjykatën Kushtetuese për ish-kreun e ARRSH-së dhe Redi Mollën! Ishin planifikuar për në datën 5 mars
17 Mars, 16:56
-
Unaza e Re/ Favorizuan Salillarin për tenderin 22 mln €, GJKKO pushon akuzat për 6 ish-zyrtarët e ARRSH: U parashkrua ndjekja penale! SPAK: E ankimojmë
13 Mars, 10:51
-
Pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas, ARRSH hap tender 937 mijë euro për të parandaluar rrëshqitjet
9 Mars, 13:50
-
PAMJE ME DRON/ Merr ‘frymë’ juglindja, hapet segmenti provizor Librazhd-Prrenjas pas 11 ditësh bllokim! Kreu i ARRSH: Minimalisht 2 muaj për rrugën alternative
3 Mars, 09:01
-
Juglindja e bllokuar prej 10 ditësh, qytetarët e Korçës në protestë! Organizatorët: Kërkojmë mbështetje financiare për bizneset, të përmirësohet infrastruktura (VIDEO)
2 Mars, 18:59
-
‘ARRSH’/ Evis Berberi dhe 20 të pandehurit e tjerë kërkojnë gjykim të shkurtuar, Valter Begaj do gjykim të zakonshëm
2 Mars, 15:21
-
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: Rruga provizore do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet
2 Mars, 15:07
-
Përfundon shpërthimi i kontrolluar për hapjen e trasesë në Llogara, ARRSH: Nuk u pengua trafiku!
2 Mars, 12:25
-
Do të ndërtohet pas shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, ARRSH publikon projektin e segmentit alternativ, ja ku do të kalojë (VIDEO)
2 Mars, 10:13