“Procesi në transparencë, ato para do përdoren në efikase për shërbime publike, rrugë e spitale për t’u shërbyer qytetarëve të vendit. Ankand i hapur, ka fituar oferta më e mirë që u dha”, tha Haxhinasto,
Ministri, njëherësh zv/kryeministër, iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve për privatizimin e Albpetrol.
“Është mbyllur si proces, është ndjekur ligji për privatizimin e tij, Benkers është i mirëpritur të aplikojë përsëri”, tha Haxhinasto.
Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto inspektoi investimet e kompanisë Bankers Petrolium, nga ku vlerësoi nivelin e lartë të prodhimit të naftës, si dhe ndërhyrjet infrastrukturore në Patos Marinzë të Fierit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)