4 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vend, shënohen 502 raste të reja

4 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vend, shënohen 502 raste të reja

Foto ilustruese

4 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra.

Megjithëse ka një rënie të lehtë të rasteve të reja, shifrat e infektimeve sërish mbeten të larta. Nga 5991 testime të kryera në mbarë vendin, kanë rezultuar pozitiv 502 qytetarë. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Bëhet e ditur se janë 12,108 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërkohë janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Qytetarë pozitiv me COVID në këto bashki:

173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnje, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë, Mallakastër, Mirditë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Vorë, Mat, Divjakë, Delvinë.

Statistika (06 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       502 

Të shëruar në 24 orë      393

Të shtruar në spitale       132

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 5991

Testime totale            1,082,974

Raste pozitive             151,499

Raste të shëruara       136,872

Raste Aktive                 12,108

Humbje jete                   2,519

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4491

Shkodër          1906

Durrës             1027

Vlorë               902

Fier                  906

Lezhë              779

Elbasan           612

Berat               437

Korçë               309

Gjirokastër      293

Kukës              236

Dibër                210

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu