TIRANË - Në Ministrisë për Inovacionin dhe TIK përfundoi procedura e dorëzimit të ofertave për ndërtimin e rrjetit dixhital të TVSH-së. Në tenderin e organizuar të hënën morën pjesë kompani si; suedezja Ericsson, japonezja Nec, kinezja Huawei, si dhe kompania gjermane Rohde&Schwarz.

Kalimi nga transmetimet televizive analoge në transmetimet dixhitale është një detyrim për t’u realizuar nga qeveria shqiptare, sepse brezi i frekuencave për transmetimet radio-televizive administrohet prej saj. Realizimi i dixhalizimit të televizioneve duhet të bëhet brenda dy vitesh, pasi afti i fundit është mesi i muajit qershor 2015.

Pas këtij afati, të gjithë transmetimet analoge në Evropë janë të ndaluara. Synimi është të mbulohet fillimisht 90% e popullsisë me transmetime dixhitale. Pjesa e pambuluar e popullsisë do të shërbehet nëpërmjet transmetimit satelitor.

Nga ana e qeveritarëve është premtuar që do të subvencionohen dekoderat vetëm për familjet në nevojë. Pa këtë dekoder nuk mund të ndiqen programet e rrjeteve të ndryshme. Pjesa tjetër e popullsisë do të detyrohet ta blejë vetë këtë pajisje, çmimi i së cilës mund të jetë 700-1.000 lekë.

Kjo garë ndërkombëtare bazohet në Strategjinë për Kalimin nga Transmetimet televizive Analoge ne transmetime Numerike (Dixhitale) miratuar një vit më parë, në maj 2012.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)