'4 mijë vizita dhe 500 ndërhyrje kirurgjikale urgjente te Traumat', Manastirliu: Hapje graduale e sistemit shëndetësor

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, të gjitha urgjencat kirurgjikale dhe ato malinje janë transferuar te Spitali i Traumës. Deri tani Traumat kanë kryer 4 mijë vizita urgjente dhe rreth 500 ndërhyrje kirurgjikale urgjente përfshirë dhe ato të sëmundjeve malinje. Ndërsa traumat kanë qenë më të reduktuara për shkak të izolimit të qytetarëve dhe mungesën e lëvizjes në këtë periudhë.  Kjo u bë e ditur gjatë një inspektimi te Spitali i Traumës të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se ka qenë shqetësimi garantim i shërbimeve të urgjencës në këtë periudhë dhe për këtë u vendos që përqendrimi më i madh i tyre të vendosej te Traumat. Manastirliu tha gjithashtu se në bazë të ecurisë së kurbës së koronavirusit dhe rasteve të të infektuar për të nisur një hapje graduale edhe në sistemin e shëndetësisë.

Shqetësimi më i madh ka qenë garantimi i shërbimeve të urgjencës për qytetarët në këtë periudhë. Arritëm që të vendosnim përqendrimin në urgjencën e Spitalit të Traumës të të gjithë kirurgjive, edhe ato të sëmundjeve malinje. Janë rreth 4000 urgjenca të pritura dhe rreth 16-20 ndërhyrje të urgjencës kirurgjikale ose rreth 500 ndërhyrje kirurgjikale urgjente përfshirë dhe ato të sëmundjeve malinje. Bëmë një organizim të sistemit shëndetësor që të mos mungonte aspak shërbimi cilësor për qytetarët. Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes të gjitha fazat e hapjes së sistemit shëndetësor që nuk do jenë dhe aq të shpejta. Pasi duhet që të garantojmë mbrojtjen e pacienteve, mbrojtjen tuaj. Puna nuk ka ndalur në spitale, por për urgjencat kirurgjikale dhe ato malinje do të vazhdojë puna me intensitet nga stafet mjekësore kudo në vend”, tha Manastirliu.

Ministrja vlerësoi punën e palodhur të mjekëve, ndërsa theksoi se në rast nevoje e mbështetje janë gati ekipet shëndetësore që mund t’i zëvendësojnë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë