VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli bëri publik projektin e “Lungomare 2” për të cilin është parashikuar një fond prej 4 milion euro. Me një gjatësi 1.3 km projekti i cili është zgjatim i shëtitores “Lungomare 1” përveç hapësirave publike dedikuar qytetarëve, sipas Lelit do t'i japë zgjidhje edhe problematikës së parkimeve në këtë qytet me ndërtimin e një parkingu dy katësh nëntokësor, i cili parashikon 160 vende.
"Projekti që sapo kemi filluar, nga zona e tunelit në drejtim të Radhimës, janë vazhdim i ndryshimit rrënjësor të faqes turistike të Vlorës. Do të ketë një pishinë olimpike me ujë deti për qytetarët, një pishinë për fëmijët dhe një parkim me 160 vende, për të cilin kemi vendosur në dispozicion një pjesë te buxhetit për të zgjidhur atë që ka qenë kontestimi më i madh i qytetarëve dhe vizitoreve, mangësia e vendeve të parkimit në territor. Do të ketë edhe një korsi të dedikuar për biçikletat për 3 km. Do të ketë edhe një rrugë kalimi për këmbësorët nga Vlora në Orikum pa ndërprerje. Fondi ka qenë i vlerës 3 milion euro por me shtimin e parkingut kemi shtuar edhe 1 milion euro i cili është kontribut i Bashkisë", tha Leli.
Ndërkohë duke folur mbi aksionin e IKMT-së që shtrihet nga Orikumi në Radhimë, i shoqëruar edhe me përplasje, Leli tha se ai nuk është aspak selektiv, ndërsa objektet që janë parashikuar për t'u shembur sipas tij janë ndërtime të paligjshme.
"Objektet që janë duke u prishur nga Vlora deri në Orikum janë të gjitha pa leje. Nuk po cenohet asnjë objekt i pajisur me leje. Objektet me leje, do t’i nënshtrohen procedurave ligjore, ashtu si ligji parashikon", tha Leli.
“Lungomare 2” do të shtrihet nga zona e tunelit deri në afërsi të Rradhimës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.5%
-
Jo
44.2%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për 2 ditë
27 Janar, 18:20
-
Vlora strehoi qindra hebrenj, Spahiu: Një pjesë e historisë së qytetit lidhet me këtë komunitet! Së shpejti do ndërtohet muzeu
27 Janar, 15:57
-
Vlorë/ Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokale, 2 të arrestuar! Sekuestrohen 100 doza dhe shuma lekësh (VIDEO)
27 Janar, 12:39
-
Favorizoi vjehrrin, ILD i kërkon KLP-së 2 masa disiplinore për Kledian Llahon: Largim nga detyra si kreu i Prokurorisë së Sarandës dhe ulje page!
27 Janar, 11:48
-
Vlorë/ Atentati në Orikum, shpallen në kërkim 2 kushërinjtë e dyshuar për plagosjen e Sildi Velajt! Njëri qëlloi dhe tjetri ndihmoi (EMRAT)
27 Janar, 10:12
-
Vlorë/ Plagosje me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Orikum! I riu në gjendje të rëndë te Trauma, autori në kërkim (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 19:28
-
Tufat e deleve po pakësohen në lumin e Vlorës! Jeta e vështirë e blegtorëve: S’kemi mbështetje, më shtrenjtë uji se qumështi
26 Janar, 16:31
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Sarandë
26 Janar, 15:00
-
Shisnin kokainë dhe kanabis në qytetin e Vlorës, 2 të arrestuar
26 Janar, 12:50
-
Vlorë/ Siguroi automjetin që u përdor në atentatin ndaj Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi! Autorët ende në arrati
25 Janar, 14:54
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
Bravo Klaudio, suksese te vazhdueshme!
PërgjigjuOre politikane te ndershem, pos as fjalen italisht "Lungomare" s'arrini ta thoni shqip? Autostrada, lungomare etj etj... Sa dobet qe jemi.
PërgjigjuPRISHINI TE GJITHA ME LEJE DHE PA LEJE,,,DHE LUNGOMARJA TE FILLOJE NE VLORE DHE TE MBAROJE NE KSAMIL,,,DHE MOS HARRONI TE RREGULLONI UJIN E PIJSHEM DHE UJRAT E ZEZA,,DUHEN NDERTUAR DEBORATORE JO KIOSKA BUZE DETIT,,INJORANTE TE QELBUR ,SHKATARRUAT PLAZHIN....
Përgjigjuderi sa te flasim gjysem shqipe gjysem italisht. nuk do te kete asnje zgjidhje per shqiperine ,poe do te jemi gjithmone nje popull qesharak.