4 muajt e Erionit përballë 4 viteve të Lulit!

4 muajt e Erionit përballë 4 viteve të Lulit!

Romani i nobelistit Kazuo Ishiguro “Ajo çka mbetet prej ditës”, veçse interesant, më sjell ndërmend një ngjashmëri mes personazhit kryesor, Stevens, me kryetarin formal të opozitës. Personazhi Stevens, me kalimin e pjesës më të madhe te jetës si maxhordom (jo i SHQUP-it, vetëkuptohet!) i një pasaniku ndaj të cilit ka besnikëri të pakufi, kupton se jeta e tij kishte qenë bosh dhe e pakuptimtë dhe tashmë, në pleqëri, përpiqet të gjejë forma për t’u rilidhur me kontaktet e vjetra që jeta të marrë një kuptim.

Por gjumi i gjatë “letargjik” si maxhordom ka bërë punën e vet dhe pamundësia, për shkak të kalimit të kohës, e rigjallërimit të kontakteve dhe ndërrimi i padronit e bëjnë të reflektojë mbi kuptimin e jetës. Në të njëjtën mënyrë, ish-kryetari i Bashkisësë Tiranës, Basha, e kuptoi se kishte kaluar kot së kotigjithë kohën e 4 viteve si kryetar dhe u përpoq të bëntenjë gropë në Sheshin Skënderbej, që na kujtonte atë të Hajdin Sejdisë, por koha tashmë kishte bërë punë e vet dhe ai sheshduhej vënë në dispozicion të njerëzve dhe jo të gropave.

Një mik imi, mjek kardiolog, më pat thënë se nëse do të shprehnim metaforikisht në një “elektrokardiogramë politike” ecurinë e zhvillimit të Tiranës nga viti 1992 deri më 2019 do tëvërenim: koma totale në vitet 1992-2000; ringjallje e shpëtim i qytetit prej kancerit kioskor në vitet 2000-2011;infarkt institucional deri në dëshpërim në vitet 2011-2015! Gjëmën që do t’i ndodhte qytetit në mandatin 4-vjeçar të Bashës e pati parashikuar shkrimtari i madh I. Kadare me letrën-vikamë që i pat shkruar Bashës për të mos pranuar një mandat me vota të vjedhura. Është e përbrendshme përnjë mandat politik dhe institucional që vjedhja e votës është ogur i keq dhe kjo ngjau me 4-vjeçarin e Lulit, gjatë të cilit i vetmi sukses që arriti vlugun, rrezgun e punës së tij,ishte dhënia e një lejeje ndërtimi...vetvetes!

Do të duheshin vetëm 4 muaj terapi intensive të kryebashkiakut të ri dhe energjik Erion Veliaj për ta sjellë prapë në jetë një qytet që kishte filluar tatëpjetën drejt kioskave dhe kulturës mbizotëruese të qofteve në tym! Shumica e analistëve dhe e intelektualëvemë seriozëu shprehën në media se periudha 2011-2015 ishte ajo e kutërbimit prej ndotjes së qytetit. Jo më kot Velaj në muajt eparë shpalli luftën kundër zhulit! Ishte si tëpërjetoje njëëndërr të keqe tek shihje punëtorët e pastrimittë tërhiqnin këmbët e fshesat zharg pas vetes, krejt të pamotivuar, ndërkohë qëqyteti ishte në pisllëk absolut dhe drejtuesit e bashkisë kishin humbur shqisën e menaxhimit publik të qytetit.

Në gegnisht përdoret një shprehje mjaft interesante për tëpërshkruar dikë qënuk është i zoti të përmbushë punë e tij me profesionalitet e me zell: e ka lënë ora, është orëpremë! Dhe në fakt simbolika në këtë rast përputhej qartazi me orën e kryeqytetit që nuk punonte gjatë gjithë kohës së menaxhimit të bashkisë prej vitit 2011 deri në 2015. Ora e re erdhi prapë me E. Veliajn. Simbolikisht Erioni, që në ditët  e para të punës së tije rregulloi orën, duke dëshmuar seriozisht se nuk është orëpremë dhe që tashmë qyteti po zgjohej sërish nga letargjia institucionale ku e kishte futur administrata e mëparshme. Qyteti filloi të mugullonte sërish. Gati si me magji edhe punonjësit e pastrimit lëviznin si milingona me një shpejtësi të çuditshme dhe limfa jetike e Tiranës filloi tëlëvizte.

Pa hezitimin më të vogël mund të pohojmë se në 4 muaj Veliaj e kapërceu traumën e qytetit të shkaktuar nga politika 4 vjeçare kërthinjakeegjumit. Puna e Erionit, veçse e rëndësishme në aspektin administrativ e politik, ishte edhe një hop edukues në menaxhimin e qytetit, pasi ai ishte kudo vetë në linjën e parë duke shërbyer e duke thyer kështu një tabu gati mesjetare tipike shqiptare që “burri qëështë burrë nuk vë përparëse gatimi”! Erdhi një mendësi e re dhe një epokë e re për Bashkinë dhegjithë qytetin që merrte frymë i lirëtashmë.

Veliaj dëshmoi konkretisht se pushteti është “për” dhe jo “mbi” qytetarët. Filozofi H. Jonas shprehet se  për një shndërrim të mundshëmkulturor të konceptit të pushtetit duhet një përmbushje e parimit etik të përgjegjësisë, duhet që domosdoshmërisht pushteti të bëjë kapërcimin nga “pushteti mbi” në “pushteti për”. Pra, një pushtet që parakupton shërbimin dhe shembullin personal të politikanit.

Jam i bindur se çdo person i përgjegjshëm që kërkon të bëjë analizën e punës në Bashkinë e këtyre viteve nuk mund t’i shmanget pohimit se Erion Veliaj është risia e jashtëzakonshme dhe ajo e duhura për kryeqytetin, duke risjellë kështu kohët kohën e artë të menaxhimit të Tiranës prej Edi Ramës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 16/04/2019 12:54

    Nuk i heq asnje presje,fitore e sigurt per Erjon Veliaj dhe Edi Ramen,PS eshte ne nivelet e saj me te mira per te qeverisur kete vend.

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 15/04/2019 19:14

    Lulashi duhet krrere me biçak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave