Bisedimet e pasdites në Moskë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Xi Jinping zgjatën katër orë e gjysmë, në ditën e parë të vizitës së presidentit kinez në Moskë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Takimi filloi në orën 16:30 me orën e Moskës. Putin dhe Xi u takuan në Kremlin për bisedime - të përshkruara nga agjencia ruse RIA Novosti si "joformale dhe tete-a-tete". Dy liderët pritet të vazhdojnë bisedimet edhe gjatë darkës. Por dita kyçe e vizitës së Xi do të jetë nesër.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Xi Jinping përfundon pas 4 orësh bisedimet me Putin në Moskë! Presidenti rus: Ne e shikojmë me interes propozimin e Pekinit për zgjidhjen e krizës
