/ATSH-Gjergji Mima/ - Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka si dhe tre peshëngritësit, Daniel Godelli, Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj janë kandidatë për çmimin '10 sportistët më të mirë të Ballkanit për vitin 2014', të organizuar nga Agjencia bullgare e lajmeve.
Peshëngritësi Daniel Godelli gjatë vitit 2014 arriti të jetë kampion botëror në peshën 77 kg, si dhe ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin europian në peshën 77 kg.
Peshëngritësja Romela Begaj ka arritur gjatë këtij viti të shpallet kampione bote në stilin e shkëputjes në peshën 63 kg.
Ndërsa peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është shpallur kampion evrope në peshën 77 kg.
Futbollisti Taulant Xhaka është në këtë listë pasi është shpallur kampion i Zvicrës me skuadrën e Basel, si dhe ka luajtur si titullar për ekipin kombëtar shqiptar në disa ndeshje, por sidomos në fitoren 1-0 kundër Portugalisë në kualifikimin për kampionatin evropian.
Në këtë listë konkurojnë disa sportistë cilësor, si futbollistët boshnjakë Edin Dzeko e Miralem Pjaniç, futbollistët kroatë, Luka Modric e Ivan Rakitic, futbollisti maqedonas Goran Pandev dhe lojtari malazez i Manchester City, Stevan Jovetiç.
/Shqiptarja.com