4 persona janë arrestuar në Shkodër. Sipas policisë është vënë në pranga Anton Lulash 44 vjeç banues në lagjen Skëndërbeg. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqesor Limburg, Hollande, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Zjarrevenie e qëllimshme”, “Sulm” dhe “Shkaterrim prone”.
Po ashtu është arrestur E. Gj., 22 vjeç banues në fshatin Golem, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, pasi është ndaluar nga punonjësot e Policisë këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur një sasi lënde narkotike "cannabis sattiva"
Nga Seksioni për Hetimin e Kirimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi i shtetasit A. P., 33 vjeç banues në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij ku si pasojë i ka shkaktuar dëmtime në disa pjesë të trupit.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin;
K. B., 46 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.