Mbi 4 ton drogë janë asgjësuar nga Policia e Shtetit në afërsi të Komunes Berzhitë, në një luginë anës rrugës Tiranë – Elbasan. Lëndë narkotike kishte kaluar të gjitha procedurat ligjore të hetimit dhe gjykimit të autorëve të përfshirë në trafikimin e saj.
Heroinë, Kokainë dhe Cannabis Sattiva janë asgjësuar nga specialistët e sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në mjediset e Institutit të Policisë Shkencore është mbledhur Komisioni përkatës për asgjësimin e provave materiale të lëndëve narkotike.

Komisioni nën drejtimin e Prokurorit mori në dorëzim provat materiale të lëndëve narkotike, për të bërë ekzekutimin e vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Sasitë e provave materiale që u asgjesuan janë:
• Heroinë 36 kg 646 gram.
• Kokainë 1290 gram
• Cannabis sattiva 4366 kg
• Përzierës (paracetamol + kafeinë) 112 kg 957 gram
• Paracetamol 28 kg 577 gram
Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO