Shumë vende në botë kanë ushtri brenda aeroportit, Rama përgjigje Bashës dhe Metës: Gjeni arsye të tjera për marrëzitë tuaja

Shumë vende në botë kanë ushtri brenda aeroportit, Rama përgjigje Bashës dhe Metës: Gjeni arsye të tjera për marrëzitë tuaja

Në shumë vende të botës, në reagim ndaj akteve që cënojnë sigurinë aeroportuale dhe qytetarët, për ruajtjen e sigurisë janë vendosur forcat ushtarake në aeroport. Kryeministri Edi Rama ka dhënë shembujt e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, që njëjtë siç po bën Shqipëria tashmë pas grabitjes në pistën e avionëve që cënoi sigurinë e aeroportit të Rinasit, kanë vendosur policinë ushtarake për garantimin e sigurisë brenda në aeroport. Kreu i qeverisë thonë se në ndryshim nga këto shtete, forcat e ushtrisë shqiptare do të qëndrojnë në perimetrin e jashtëm të sigurisë së aeroportit, dhe jo brenda tij. Në një përgjigje për presidentin Ilir Meta dhe liderin demokrat Lulzim Basha, Rama thotë se nuk është cënuar në asnjë rast Kushtetuta dhe se nuk bëhet fjalë për juntë ushtarake.

"Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato. Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike", shkruan Rama në rrjetet sociale, teksa ka postuar foto të policive ushtarake në aeroportet e kryeqyteteve të sipërpërmendura, që ndodhen brenda ambienteve të aeroporteve përkatëse.

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë