Sot shënohen 4 viti nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, konflikti më i madh i armatosur në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij.
Zelensky, përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, tha se presidenti rus nuk i ka thyer ukrainasit dhe se nuk e ka fituar luftën.
“Sot shënohen saktësisht katër vjet që kur Putini filloi ofensivën e tij tre-ditore për të marrë Kievin. Dhe kjo thotë shumë për rezistencën tonë, për mënyrën se si Ukraina ka luftuar gjatë gjithë kësaj kohe. Pas këtyre fjalëve qëndrojnë miliona njerëz nga populli ynë, me një guxim të jashtëzakonshëm, punë jashtëzakonisht të palodhur, qëndrueshmëri dhe rrugën e gjatë që Ukraina ka ndjekur që nga 24 shkurti. Duke parë prapa në fillim të pushtimit dhe duke reflektuar mbi sot, kemi të drejtë të themi: ne e kemi mbrojtur pavarësinë tonë, nuk e kemi humbur shtetësinë tonë; Putini nuk i ka arritur qëllimet e tij. Ai nuk i ka thyer ukrainasit; ai nuk e ka fituar këtë luftë. Ne e kemi ruajtur Ukrainën dhe do të bëjmë gjithçka për të siguruar paqen dhe drejtësinë. Lavdi Ukrainës!”, tha Zelensky.
Vetë Rusia ka pranuar se nuk i ka arritur objektivat e saj. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh se se ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejtë në konflikt nga vendet europiane.
“Pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në këtë konflikt nga vendet e Evropës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara, operacioni special ushtarak de facto u shndërrua në një konfrontim shumë më të madh midis Rusisë dhe vendeve perëndimore, të cilat kishin dhe vazhdojnë të kenë qëllimin e shkatërrimit të vendit tonë” , tha zëdhënësi Dmitry Peskov.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sabotim të bisedimeve për paqen, teksa mbajti një fjalim në takimin vjetor të bordit të shërbimit të inteligjencës së Rusisë.
Ai tha se Kievi dështoi t’i shkaktonte disfatë Rusisë në fushën e betejës.
"Ne duhet të neutralizojmë të gjitha përpjekjet për të minuar këtë proces", deklaroi Putin.
Ndërkaq, Hungaria dhe Sllovakia janë rreshtuar në anën e Vladimir Putinit dhe kanë bllokuar sanksionet e reja europiane kundër Rusisë. Por tensioni më i mprehtë regjistrohet për kredinë prej 90 miliardë eurosh në favor të Ukrainës, të miratuar nga Këshilli Europian në dhjetorin e kaluar, për të cilën tani Budapesti ka ndryshuar qëndrim, duke vënë në rrezik fondet për mbijetesën e Kievit, i cili ka likuiditet deri në fund të marsit, shkruan La Repubblica.
"Është vërtet për të ardhur keq që vendimi i marrë nga të gjithë liderët e Këshillit Europian", ka akuzuar shefja për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në përfundim të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, tani përbën një hap pas." "Presim”, shtoi një zëdhënëse e presidencës së Komisionit, “që të gjithë liderët të respektojnë angazhimet e tyre; mosrespektimi do të ishte shkelje e parimit të bashkëpunimit të ndershëm."
Por si zakonisht Viktor Orbán e ngre nivelin e përplasjes për të negociuar më pas. Në këtë moment ai ka interes ta shtojë polemikën me Brukselin sepse pas më pak se dy muajsh në Hungari do të mbahen zgjedhjet. Në mënyrë edhe më prozaike, kryeministri hungarez në fund do të japë miratimin në këmbim të diçkaje. Elementi i parë konsiston në riaktivizimin e naftësjellësit Druzhba, që transporton naftë nga Rusia në Hungari. Por presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, të cilët sot do të bisedojnë me Orbán nga Kievi me rastin e ceremonive për përvjetorin e katërt të fillimit të luftës, mund të vendosin në tryezë zhbllokimin e fondeve Safe për Budapestin, që arrijnë në 17,4 miliardë euro.
Sigurisht, ngërçi mbi sanksionet dhe bllokimi i kredisë nuk janë një pamje e mirë për BE në ditën kur përkujtohet sulmi rus ndaj Ukrainës. Vetë Kallas e ka quajtur një "pengim", duke paralajmëruar se ekziston një plan B: rikthimi te përdorimi i aseteve të ngrira ruse.
"Qytetarët e Brukselit dhe Kievit”, është mbrojtur Orbán në mënyrë paradoksale duke harruar aktivitetet keqdashëse të Kremlinit, “po ndërhyjnë në zgjedhjet hungareze sepse duan që qeveria jonë patriotike të rrëzohet, në mënyrë që të imponojnë planet e tyre." Një qëndrim që ka irrituar pothuajse të gjithë partnerët. Gjatë samitit të djeshëm të ministrave të jashtëm, disa kanë përmendur nenin 7 të Traktatit të BE-së, i cili parashikon përjashtimin de facto të një shteti anëtar. Zgjidhje aktualisht e pazbatueshme dhe gjithsesi e pakëshillueshme para votimit në Hungari, për të mos i dhënë Orbánit një armë retorike në fushatën elektorale.
Në fund të javës pritet të zhvillohet një raund i ri negociatash midis Kievit dhe Moskës, por mbi vijën që duhet mbajtur ndaj Kremlinit nuk ka munguar një përplasje e re mes Gjermanisë dhe Francës. "Shumë oferta për dialog ndaj Rusisë”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, duke iu referuar ofertave për dialog të propozuara nga Elysee, “rrezikojnë të krijojnë përshtypjen se, me më shumë këmbëngulje, mund të arrihen gjithnjë e më shumë lëshime."

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky
Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Rusisë (SVR), ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën se po planifikojnë të furnizojnë Kievin armë bërthamore.
Duke cituar të dhëna nga inteligjenca, por pa dhënë prova, thuhet se elitat britanike dhe franceze “nuk ishin të përgatitura të pranonin humbjen” në luftë.
Pra, ata po kërkonin t’i dorëzonin Kievit bomba bërthamore, në mënyrë që ky i fundit të siguronte kushte më të favorshme paqeje, sipas SVR.
Ndërsa Gjermania refuzoi të mbështeste përpjekjen, pretendon agjencia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po “punonin në mënyrë aktive për të zgjidhur çështjet” që lidhen me furnizimin e Kievit me armë bërthamore.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha se planet e dyshuara ishin "potencialisht... jashtëzakonisht të rrezikshme" dhe "një shkelje e hapur e të gjitha normave dhe parimeve të akteve përkatëse të së drejtës ndërkombëtare".

Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sabotim të bisedimeve për paqen, teksa mbajti një fjalim në takimin vjetor të bordit të shërbimit të inteligjencës së Rusisë.
Ai tha se Kievi dështoi t’i shkaktonte disfatë Rusisë në fushën e betejës.
"Ne duhet të neutralizojmë të gjitha përpjekjet për të minuar këtë proces", deklaroi Putin.
Presidenti shtoi se ishte jetike të forcohej mbrojtja e infrastrukturës energjetike dhe objekteve të tjera strategjike.
Ai u tha gjithashtu udhëheqësve të FSB-së se operacioni special ushtarak në Ukrainë kërkonte vigjilencë dhe përqendrim maksimal nga ana e tyre.

Zëdhënsi i Kremlinit, Dmitry Peskov
Kremlini është përpjekur të justifikojë luftën në Ukrainë në përvjetorin e katërt, duke thënë se ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejtë në konflikt nga vendet europiane.
“Pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në këtë konflikt nga vendet e Evropës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara, operacioni special ushtarak de facto u shndërrua në një konfrontim shumë më të madh midis Rusisë dhe vendeve perëndimore, të cilat kishin dhe vazhdojnë të kenë qëllimin e shkatërrimit të vendit tonë” , tha zëdhënësi Dmitry Peskov.
Peskov deklaroi se qëllimet e operacionit ushtarak special të Rusisë nuk ishin arritur ende dhe se forcat rusedo të luftonin derisa të arriheshin. Qëllimi kryesor, sipas tij, ishte siguria e atyre që jetonin ose jetojnë në Ukrainën lindore.
I pyetur nëse Moska besonte se konflikti mund të zgjidhej përmes bisedimeve, pasi tre raunde negociatash të ndërmjetësuara nga SHBA-të midis Rusisë dhe Ukrainës nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë përparim ,Peskov pohoi: "Ne po vazhdojmë përpjekjet tona për të arritur paqen, qëndrimi ynë është shumë i qartë dhe konsistent. Tani gjithçka varet nga veprimet e regjimit të Kievit."

Volodymyr Zelensky dhe Elisa Spiropali
Në katër vjetorin e luftës së Rusisë në Ukrainë, ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali thotë se Shqipëria qëndron në solidaritet me kombin ukrainas.
Përmes në postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë foto nga takimi i saj i fundit me presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev, Spiropali u shpreh se guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën.
Ndër të tjera, Spiropali thotë se Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete.
"Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij. Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë. Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm. Ukraina nuk është vetëm!", shkruan Spiropali.
???? Four years after Russia launched its unjustified brutal aggression against Ukraine, we stand in heartfelt remembrance of the lives lost and in unwavering solidarity with a nation defending its freedom, sovereignty, and democracy.
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) February 24, 2026
The courage of the Ukrainian people…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky
Në përvjetorin e katërt të luftës në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij.
Zelensky, përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk i ka thyer ukrainasit dhe se nuk e ka fituar luftën, teksa ai mendonte se ofensiva për pushtim do të zgjaste 3 ditë.
Ndër të tjera, Zelensky shtoi se ukrainasit do të bëjnë gjithçka për të siguruar paqen dhe drejtësinë.
“Sot shënohen saktësisht katër vjet që kur Putini filloi ofensivën e tij tre-ditore për të marrë Kievin. Dhe kjo thotë shumë për rezistencën tonë, për mënyrën se si Ukraina ka luftuar gjatë gjithë kësaj kohe. Pas këtyre fjalëve qëndrojnë miliona njerëz nga populli ynë, me një guxim të jashtëzakonshëm, punë jashtëzakonisht të palodhur, qëndrueshmëri dhe rrugën e gjatë që Ukraina ka ndjekur që nga 24 shkurti. Duke parë prapa në fillim të pushtimit dhe duke reflektuar mbi sot, kemi të drejtë të themi: ne e kemi mbrojtur pavarësinë tonë, nuk e kemi humbur shtetësinë tonë; Putini nuk i ka arritur qëllimet e tij. Ai nuk i ka thyer ukrainasit; ai nuk e ka fituar këtë luftë. Ne e kemi ruajtur Ukrainën dhe do të bëjmë gjithçka për të siguruar paqen dhe drejtësinë. Lavdi Ukrainës!”, shkruan Zelensky.
Komente











Hungaria i ka provuar putrat e ariut ne vitin 1956 prandaj kane frike se mos perseritet viti 1956 kur Hrushovi me tanke u fut ne Budapest per te shtypur protestat te kryesuara nga Imre Nagi qe kerkonte ndryshimin e sistemit nga komunist ne demokratik.
PërgjigjuOrban nuk mban anen e Rusise por mbron interesat e vendit te tij , Ukraina i ka prer tubacionet e naftes qe vijne nga Rusia dhe nga ana tjeter marin nafte dhe energji elektrike nga Hungaria plus miliardat qe jane dhene deri me sot nga BE ne arme dhe leke per te mbajtur ne kembe regjimin e Kievit , mendoj se Orban duhet ta kishte ber me kohe kete gje sepse kjo lufte shkaterroi gjithe ekonomine e BE per interesat amerikane dhe cifute
PërgjigjuOrban, i dashur Titi, me justifikimin e te berit politike per vendin e tij, ka kaluar ne anen e Putinit. Me apo pa dashje, kete do ta tregoje koha. Por une mendoj qe meqe Hungaria nuk njesohet me te njejten poltike te jashtme te BE-se, atehere le te merret masa kunder Hungarise. Masa jo thjeshte kritika verbale.. masa ore masa qe te ndjejne hungarezet e te shohin se me ke i leverdis me shume. Me naften e Rusise, apo me ekonomine europiane. Sigurisht Orbanit i leverdis me shume me naften e Putinit sepse ai ka hallin e vet se ka zgjedhjet ne prill. Por pikerisht tani BE duhet te marre masa. Nuk je me ne ti?! Ok! Direkt te priten fondet e te sanksionohen kompani hungareze me tarifa. E le te shkoje te shese Orbani ne Rusi pastaj te shikoje nese i fiton zgjedhjet apo jo..?!