PSG ka dërguar një ofertë të majme në drejtim të AC Milanit për sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviç. Sipas gazetës sportive italiane “Gazzetta dello Sport” pavarësisht mohimeve të zëvendës-presidentit të Milanit, Adriano Galliani, PSG kanë paraqitur një ofertë me vlerë prej 40 milionë euro për gjigantin suedez.
Oferta është 34 milionë euro plus 6 milionë si bonus në rast të sukseseve të suedezit me fanelën e francezëve. Ndërsa parizienët kanë të gatshëm një pagë vjetore për Ibran në vlerë prej 9 milionë euro.
"Nuk ka pasur asnjë ofertë në të shkruar," tha Galliani një ditë më parë, por kuqezinjtë po lëkunden seriozisht. Shefi i PSG-së, ish trajner dhe is mesfushori i Milanit, braziliani Leonardo do të udhëtojë për në Milano gjatë kësaj jave për të bërë një ofertë formale për të blerë gjigantin nga Malmoe që vlerësohet 40 milionë euro. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com