Në Kosovë, 40 persona kanë rezultuar me koronavirus. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 10 janë nga komuna e Prishtinës.
Po ashtu, sipas IKSHPK janë shëruar 6 pacientë. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 890 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.234 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Komento