Ministri Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje nga stenda e Shqipërisë në panairin e turizmit, ITB Berlin, ku po merr pjesë që prej ditës së djeshme.

Sipas ministrit, Shqipëria prezantohet në ITB Berlin 2026 me një qasje të qartë strategjike dhe një narrativë të konsoliduar destinacioni, duke u pozicionuar si një nga tregjet më dinamike në rritje në Europë.

Po ashtu ministri thekson se nën konceptin “Albania All Senses”, vendi ynë sjell një ofertë të strukturuar që i përgjigjet trendeve globale të turizmit, qëndrueshmëri, përvoja autentike, produkte premium dhe diversifikim sezonal, duke synuar forcimin e partneriteteve B2B, zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe rritjen e prezencës në tregjet prioritare.

Ministeriali bëri bashkë përfaqësues nga 40 shtete. Gjatë këtyre ditëve pritet të ketë një promovim të fortë të destinacioneve shqiptare para mediave, profesionistëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

R.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Shkurt, 17:02

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?