40 studentë për të mësuar
historinë dhe kulturën arbëreshë

40 studentë për të mësuar<br />historinë dhe kulturën arbëreshë
GINESTRA - Më 15 qershor, qyteti i i vogël arbëresh, ku jetojnë rreth 700 banorë do të jetë në qendër të vëmëndjes ndërkombëtare.

Profesorja  Judy Raggi-Moore në  Departamentin e   Studimeve italiane dhe 40 studentë të Universitetit Emory në Atlanta të shtetit amerikan   Georgia,  në kuadër të  projektit ndërdisiplinore "Humanistika italiane dhe Mjekësore" do të vijnë në Ginestra për të mësuar rreth historisë arbëreshë dhe traditat mjekësore të zonës.

Program i studimeve italiane do të ofrojë studentëve një panoramë të gjerë autentike, unike dhe shumë intensive për kulturën, letërsinë, artin, historinë italiane si dhe nga aktualiteti.

Ideatori i kësaj vizite në Ginestra është profesorja  Cassandra Quave, docente e  Etnobotanikës në Universitetin Emory, Qendra për studimin e shëndetit të njeriut.

Profesoresha Quave ka qenë tashmë disa herë në Ginestra ku disa vjet më parë ajo prezantoi dhe botoi   një libër me titull: "Mjeksia popullore e Vulture" që jep  informacione pas disa vitesh studimi në qendrën arbëreshe mbi mekanizmat e transmetimit të njohurive tradicionale ndërmjet brezave, lidhur me kërkime etnobotanike  dhe etnomedike  të kësaj zone në jug të Italisë e vetme nga prania e dy kulturave: shqiptare, italiane dhe etnike (Arbëreshe).

Profesoresha  Quave, këto ditë është në qendrën arbëreshe  për të përfunduar programin.

Ajo është e martuar me një qytetar të Ginestra-s  dhe me një theks  italian mjaft të  saktë shpjegoi detajet e këtij projekti:
"Ky program i mëson nxënësit të eksplorojnë rrugët e ndryshme të  komunikimit me të tjerët   në analizën përfundimtare, duke u dhënë atyre një kuptim shumë më të mirë të vetës së tyre.

Ky program ofron një studim ndërdisiplinor mbi Italinë në  shekuj, duke përfshirë perspektivat e studimeve ndërdisiplinore kulturore italiane,  humane,  mjekësore, me pjesëmarrjen e veçantë të profesorëve të Shkollës Emory Etico,  Fakulteti i Mjekësisë dhe Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.

Ginestra  është një komunë me origjinë arbëreshe,   themeluar në gjysmën e dytë të shekullit të XV-të.

Studentët dhe mësuesit do të jenë të ftuar të administratës së qytetit, Qendrës së Linguitikës dhe Pro – Loco – (Organizata lokale që kanë si qëllim promovimin dhe zhvillimin e territorit).

Studentët do të fillojnë ditën me një vizitë në vreshtat të një familje të zonës  dhe Kopshtin Etnobotanik të Gjinestrës ku ata mund të mësojnë në lidhje me ushqimet lokale të egra (liakra), bimët medicinale, dhe bimët ushqimore të kultivuara.

Pas mësimit mbi bimët lokale, studentët do të informohen mbi  historinë  Arbëreshe dhe do të shikojnë disa ekspozita me ushqime tradicionale të Ginestra-s  në Borgo dei Sapori,  Bottega dell Olio e delle Erbe dhe  Bottega del Vino.

Fshati i shijeve është një muze  brenda nukleut  historik të komunës bërë nga një  rrjet të ndërtesave që mirëpresin faza të ndryshme të  gastronomisë lokale dhe përpunimit të ushqimit.

Ideja është që të propozojë, në kuadrin e një peisazhi  rural dhe të qetë, kërkimin e shijeve tipike që bazohen  mbi unikalitetin e prodhimeve të vendit lidhur ngushtë me historinë e kuzhinës së qendrës historike.
 
PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE
 
ZHURË

Në theristi  Prof.sa Casandra Quave bashkë me 40 studente ka universitata e  atlanta e Xheorxhjes ka Merka,  vizitar storjen, kulturën arbëreshe e tradhitat jatreshe të Bazilikatës me proxhetin“Italian and Medical Humanities” në Zhurë, katund i vogelj aljbëresh me  vetëm 700 njeriz.

 Programi i studeve italian do të hynj fort tek arta, relixhona e storja e vendit.Cassandra Quave, profesoreshë  e “Etnobotanica  në Emory Universit, çendër i studeve të shëndetës të njerzit, erdh shumë herë në Zhurë ku, ka disa mot çë publikarti“Medicina popolare del Vulture” mbi mekanizëmet e të njohurit e etnobotanikës e etnojatrisë lukane me dy kultura ajo aljbëreshe e ajo ljëtire.

Ndër këto ditë gjëndet këtu për të rrinj proxhetin  e na folji ( ajo nëmëren bukur gljuhën ljëtire pse martoj një aljbëresh i Zhurës) e na spjegarti  detaljet. “Ky program i mëson studentevet të esplorarnjën gjithë percorse i  komunikacjune me tëtjerët tue dhënë atyre, në fund, një senx më i mirë i vethenit. Ky studh  është interdishiplinar me profsuret e “Scuola Emory Etico, Facoltà di Medicina e Centro per il Controllo delle Malattie”.

Zhura është një katund aljbëresh me gjindë jashtje i  sekullit XVI. Studentet do te zëne ditën tue vizitartur një vrreshtë e ”Orto Etnobotanico”  i Zhurës, ku do të njohnjën  të ngrënit lokale: ljakra e poçezë.

Pas, studentet do të xënë storjen aljbëreshe e të vizitarnjën espozicjonjën e të ngrënit e Zhurës tek “Il Borgo dei Sapori”, te”La Bottega del Grano, Bottega dei Pastori, Bottega dell'Olio e delle Erbe, e Bottega del Vino”: ky ështe një muze te katundi i vjetër ku janë shpi çë ospitarnjën gjithë fazat e gastronomisë agroalimentare lokale. Ideja është të  riproponirnjeshë, tek një jetë rurale e e qetezë çë i ruan traditat e tij, riçerkën e të ngrënit të ljasht të katundit.
           
Përktheu në gjuhën arbëreshe Pietro Abitante

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor