40 të rinj të diasporës 2 javë rreth Shqipërisë e Kosovës! E reja që jeton në SHBA: 16 vjet pa ardhur, kisha mall! I riu: Dashuria për atdheun më shtyu të rrëmoj historinë

Gabriela Hoti është me origjinë nga Malësia e madhe, por ka lindur dhe jeton në Miçigan të Shteteve të Bashkuara. Ndonëse dashuria për atdheun ka qenë e madhe, ajo kishte 16 vjet pa shkelur në tokën mëmë.

“Gabriela Hoti, jeton në Miçigan në Amerikë. Jam 21 vjeç. Mami me babin tim janë nga Malësia e Madhe në Shkodër. Kam lindur në Amerikë. Gjithmonë kam dashur të vij këtu. Di shumë për historinë e Shqipërisë. Gjithmonë kam dashur të vij dhe të shoh si jetojnë këtu. Jam shumë e lumtur që kam parë shumë gjëra këtu. Është shumë e bukur. Kam ardhur kur kam qenë 6 vjeç dhe gati është bërë 16 vjet që nuk kam ardhur. Për kaq vite nuk din se si është Shqipëria. Shumë qejf që jam njohur me njerëzit. Shqiptarët e duan njëri tjetrin, e duan njëri tjetrin. Shikon njerëzit duke bërë qejf. Shqiptarët janë bashkë me njëri tjetrin dhe duke shëtitur.”- tha e reja.

Këtë herë, ishte një projekt që e solli Shqipëri dhe Kosovë, ku prej dy javësh ka parë dhe mësuar shumë mbi rrënjët e tyre.

“Nuk kemi pasur mundësinë se gjyshërit nuk i kam. Nga ana e babait i kam në Amerikë. Thonin nuk kemi çfarë të bëjnë. Jemi 6 njerëz dhe janë shumë shtrenjtë me ble biletë. Kam qejf shumë me ardhur prap. Vëllai im i vogël nuk ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Dua të vij me vëllezër dhe motrën time. Është shumë interesante dhe bukur mentaliteti këtu. Isha dhe në Shkodër, kisha shumë qejf. Babi punon me ndërtim, mami pastron shtëpi. Unë punoj në spital mjeke dhe në kinema. Punoj dy punë në 7 ditë të javës. Familja ime flet shqip. Dua të di për Shqipërinë dhe të flas shqip”.- tha Gabriela Hoti.

Edhe Dritëro Ferri, jeton në mërgim, mes Kanadasë dhe Finlandës që 4 vjeç. Ai ka arritur të vijë në Shqipëri disa herë, por sërish premton se pa e parë të gjithë vendin nga Veriu në Jug, nuk do udhëtojë në asnjë shtet tjetër.

“Dritëro Ferri nga Finlanda. Familja ime ka emigruar në Kanada dhe prej 7 vitesh jetoj në Finlandë. Ky projekt ka qen thjesht i mrekullueshëm. Gjithmonë kam dashur me zbuluar vendin tim. Ky përjetim më ka dhënë edhe një shoqëri. Jam lindur në Prishtinë dhe 4 vjeç kam emigruar në Kanada. Nuk kam pasur mundësi që ta vizitoja Shqipërinë, por para se të vij kam lexuar shumë. Gjatë këtij udhëtimi, Berati dhe Vlora më kanë lënë shumë përshtypje. Kur shikoja fëmijët duke luajtur në hotel, më erdhën lot. Isha pikërisht në atë moshë përpara se me e lënë vendin. Siç ka thënë Naim Frashëri: Ndonëse jam i mërguar, dashurinë për vendin nuk e kam harrura. Unë nuk do udhëtoj në vend tjetër derisa të zbuloj të gjithë Shqipërinë. Unë lekët e mia dua të ja sjell Shqipërisë”- u shpreh Dritëro Ferri.

Malli për vendin e lindjes, e ka shtyrë 22-vjeçarin që studimet e larta t’i ndjekë për Historinë e Ballkanit dhe rrënjët shqiptare, për të cilat di gjithçka.

“Sapo kam mbaruar fakultetin e historisë. Fusha ime është historia e gadishullit Ballkanik dhe trojet shqiptare. Historia e shqiptarëve është një histori e mbijetesës. Unë kam ardhur nga një familje shumë patriotike. Unë si 10 vjeçar e kam humbur shqipen, por për fat prindërit më kanë rikthyer në Mitrovicë dhe aty mu rikthye sërish gjuha”- tha 22-vjeçari.

Pjesë e programit dedikuar të rinjve nga 18-24 vjeç, janë edhe 38 bashkëatdhetarë të tjerë, të cilët për dy javë me radhë vizituan çdo cep të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ideja është me mbledh të rinjtë së bashku për ti sjellë n ë Shqipëri dhe Kosovë, për me i lidh sa më shumë me origjinën. E bëjmë këtë nëpërmjet një udhëtimi, disa ditë në Kosovë dhe disa ditë në Shqipëri. Për ti mësuar me historinë e vendit dhe me i lidh më shumë me rrënjët e tyre shqiptare. Kemi sjellë 40 të rinjë që rrinë në 17 vende të ndryshme të botës. Janë kënaqur shumë, dhe programi ka filluar të ketë efektin e vet”, tha Naim Robelli, iniciator i projektit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb