Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka kujtuar sot 40-vjetorin e ngritjes për herë të parë të flamurit të BE-së para selisë së Komisionit Europian në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni thekson se flamuri me 12 yje është kthyer ndër vite në simbolin më të njohur të identitetit të përbashkët europian dhe të vlerave që bashkojnë qytetarët në të gjithë kontinentin.
40 vite më parë, pikërisht sot, flamuri i BE-së u ngrit për herë të parë përpara selisë së Komisionit Evropian në Bruksel.
"Katër dekada evropianësh që qëndrojnë së bashku për unitet, solidaritet dhe diversitet. Me kalimin e viteve, ai është bërë simboli më i njohur i një identiteti të përbashkët evropian. Flamuri i BE-së përfaqëson vlera të përbashkëta dhe mundësi për të studiuar, udhëtuar, punuar dhe për t’u lidhur me njëri-tjetrin në të gjithë Evropën. Ai nuk u përket vetëm institucioneve të BE-së. Ai u përket të gjithë evropianëve. Ai të përket ty" shkruhet në postimin e Delegacionit të BE-së në Facebook
Komente










