40 vite nga tragjedia e Fekenit, Meta: Dëshmi e sakrificës sublime, trimërisë dhe sakrificës

40 vite nga tragjedia e Fekenit, Meta: Dëshmi e sakrificës sublime, trimërisë dhe sakrificës

Ilir Meta

40 vite më parë, më 6 shkurt 1981, në stërvitjen dimërore që zhvillonin atëherë studentët e ish-Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve në Feken, për shkak të një orteku dëbore humbën jetën 11 ushtarakë, 3 pedagogë dhe 8 studentë. Kjo është një ngjarje që në memorien ushtarake shqiptare është quajtur “Tragjedia e Fekenit”.

Duke përkujtuar këtë ditë, Presidenti Ilir Meta ka shkruar në Facebook se kjo ngjarja është dëshmi e sakrificës sublime dhe e ndjenjave më të pastra vetëmohuese, të trimërisë dhe guximit, të efektivëve nën uniformë.

"Në 40-vjetorin e Tragjedisë së Fekenit, rënies në krye të detyrës së 11 pedagogëve dhe studentëve të ish-Shkollës së Lartë së Bashkuar të Oficerëve, nderojmë sot me respektin më të lartë, kujtimin e Dëshmorëve të paharruar: Komandant Batalioni Dushan Shametaj, Inspektor Planizimi Çlirim Pulaj, Pedagog Nikollaq Bero dhe studentëve Bilbil Pashaj, Aleko Gjoni, Qemal Lika, Besnik Shehu, Pëllumb Rrapo, Ilir Gramatiko, Nexhip Çopa dhe Bujar Ago.

Ndarja e tyre nga jeta në mënyrë tragjike, më 6 shkurt 1981, për shkak të katastrofës natyrore të ndodhur gjatë stërvitjes dimërore, tronditi rëndë opinionin publik të kohës, për t’u përkujtuar si ngjarje e paharruar në historinë e Forcave tona të Armatosura, dëshmi e sakrificës sublime dhe e ndjenjave më të pastra vetëmohuese, të trimërisë dhe guximit, të efektivëve nën uniformë.

Mendimet e mia janë sot me familjarët e Heronjve dhe me ish-ushtarakët e plagosur, të cilët fatmirësisht i mbijetuan tragjedisë për të mbetur dëshmitarë të gjallë të saj. Mirënjohje të gjithë efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për shpëtimin e sa më shumë jetëve, në atë fatkeqësi të madhe", shkruan Meta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë