400 afganë vendosen në Shëngjin, nisin plazhin me pushuesit, gazetari nga Afganistani: Këtu ndihemi të sigurt, faleminderit për mikpritjen

Mes mijëra pushuesve në bregdetin e Shëngjinit gjen edhe familjet afgane të cilat janë akomoduar në një resort në vijën e parë të plazhit...

Ditët e bukura me diell po i shijojnë bashkë me pushuesit vendas, buzë detit ku duket se janë përshtatur shpejt.

"Unë jam nga Afganistani. Shqipëria është një vend shumë i mirë, ka njerëz shumë të mirë dhe dua të falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mikpritjen e treguar dhe përpjekjet për të ndihmuar të gjithë refugjatët afganë", shprehet një afgan, ndërsa mban në krah një fëmijë.

Pushuesit në Shëngjin vlerësojnë vendimin e qeverisë shqiptare për strehimin e shtetasve afganë, disa prej tyre e krahasojnë me eksodin e kosovarëve dy dekada më parë.

"Jam nga Kosova, e kuptoj shumë mirë se sa kanë vuajtur afganët, është e rëndësishme t'i ndihmojmë", thotë një pushues nga Kosova

"Ata janë larguar kundër dëshirës së vet, duhet t'i ndihmojmë", shprehet një tjetër pushues në Shëngjin.

"Ata kanë ikur nga plumbat, jo nga dëshira, nuk ka njeri që të lerë vendin e vet, shtëpinë  e vet", thekson një tjetër pushues.

Janë 400 afganë të akomoduar në Shëngjin, mes tyre Baha, i cili ka punuar si asistent pedagog në universitetin e Kabulit dhe gazetar.  Gjëja që i ka pëlqyer më shumë është mikpritja dhe nuk nguron të falënderojë në gjuhën shqipe.

"Në dy dekadat e fundit ne kemi pasur goxha zhvillim sepse atje kishte demokraci dhe të huajt ishin aty duke na ndihmuar ne. Por tani duhet të them se ne jemi kthyer mbrapa, s'ka më të ardhme të ndritur për ne. Unë ndihem i sigurt dhe shumë mirë këtu. Faleminderit popullit shqiptar ", thotë ai.

Ndërsa të ardhmen e tij e sheh në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

"Kur erdhëm këtu Ministria e Jashtme na tha se mund të aplikojmë për leje qëndrimi, por rruga që ne kemi zgjedhur është SHBA-ja. Autoritetet amerikane na sollën këtu, dhe na mbështesin dhe do të na transferojnë në SHBA", shton Baha.

Në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit kontigjenti i fundit me 37 shtetas afganë, duke e çuar 644 numrin total të refugjatëve të strehuar në Shqipëri. Ata vendosen fillimisht në Qytetin Studenti e mandej tranferohen drejt hoteleve në Durrës dhe Shëngjin.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion