400 milionë euro dëme nga shpërthimi i vullkanit në Cumbre Vieja në ishullin La Palma 

400 milionë euro dëme nga shpërthimi i vullkanit në Cumbre Vieja në ishullin La Palma 

Vullkani Cumbre Vieja në ishullin Spanjoll La Palma, i ka shkaktuar vendit një dëm të paktën 400 milionë euro.

Shpërthimi vullkanik, i cili filloi më 19 shtator,  dogji më shumë se 650 shtëpi dhe biznese dhe dogji të paktën 270 hektarë tokë bujqësore.

Por duke filluar nga mbrëmja e së martës një pjesë e lavës ka rënë në oqean nga një shkëmb njëqind metra në bregun perëndimor të ishullit. Një kanal është i hapur dhe ky është një lajm i mirë pasi parandalon përhapjen e lavës në zona të tjera dhe shkatërrimin e mëtejshëm.

Rreziku më i rëndësishëm për popullatën, ai i emetimeve të gazrave toksikë të prodhuar nga kontakti i lavës me ujë, për momentin është shmangur për shkak të erës. 

Ndërkohë në det, lava po formon në ujë një lloj piramide, duke arritur lartësinë rreth pesëdhjetë metra dhe kjo tumë vazhdon të rritet.

Sipas ekspertëve, është e pamundur të përcaktohet se sa gjatë do të zgjasë shpërthimi i vullkanit Cumbre Vieja, edhe pse intensiteti i tij ka rënë ndjeshëm. Ditën e sotme janë rikthyer edhe fluturimet pas disa ditëve anulime.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi