41-vjeçari Devi alias Defrim Kasmi u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Tiranë në një atentat të stilit mafioz. Nga pesë të shtënat e autorëve, katër prejt ë cilëve përshkuan trupin e viktimës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai ishte djali i aktorit Bilbil Kasmi. Një ndër filmat që ka luajtur është “Intendenti”, prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1980 me metrazh të shkurtër, si dhe “Çeta e vogël”.
/Shqiptarja.com
Viktima njihej si person me precedentë penalë dhe se në momentin që u ekzekutua, ne brez kishte dy pistoleta. Report Tv ka mësuar se Devi Kasmi ka qenë person i hetuar 8 vite më parë për vrasjen e Franc Konomit, një prej atentave më të bujshme në kryeqytet.
Mësohet gjithashtu se Kasmi sapo ishte kthyer nga Spanja dhe nuk përjashtohet një prej pistave ajo e pazareve të drogës atje. 41-vjeçari u qëllua nga dy persona me motor të cilët mbanin në kokë skafandër për të mos u identifikuar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com









