Britania e Madhe sot regjistroi 41,385 raste të reja me COVID dhe 357 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa vala e dytë e sëmundjes vazhdon të rritet duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin.

Shifrat e Departamentit të Shëndetësisë tregojnë se numri i përditshëm i infeksioneve në Mbretërinë e Bashkuar është më i larti i regjistruar ndonjëherë dhe është rritur me 24 përqind nga numri i të hënës së kaluar.

Spitalet gjithashtu kanë filluar të ndiejnë barrën e rritjes së COVID.

Por pavarësisht rritjes së kurbës, masave izoluese që janë marrë pasi është zbuluar varianti i ri i COVID-19, qindra turistë britanikë kanë udhëtuar drejt alpeve zvicerane për pushime.