'42% e popullit shqiptar e palumtur', Ish-deputeti i LSI: Qeverisja Rama më e dështuara në 30 vite

'42% e popullit shqiptar e palumtur', Ish-deputeti i LSI: Qeverisja Rama më e dështuara në 30 vite

Përparim Spahiu

Ish-deputeti i LSI-së Perparim Spahiu së fundmi ka treguar rezultatet e një anketimi, ku tregohet se 42% e popullit shqiptar është e palumtur, ndërkohë që në Kosovë kjo ndodh vetëm për 23% të të anketuarve. Sipas tij, 18% e shqiptarëve presin që situata financiare të jetë më keq ndërsa 54% nuk presin asnjë ndryshim në 12 muajt në vazhdim. Ai e konsideron qeverisjen Rama si më të dështuarën në këto 30 vite.

"Që shqiptarët janë më të pakënaqurit në Ballkan besoj të gjithë e dimë. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe me një popull që zë vendin e parë në kërkesat për azil. Ja kalojmë dhe vendeve në luftë. Një gjë të tillë e konifirmon dhe barometri i Ballkanit. Jemi udhëheqës rajonalë me popullsinë më të pakënaqur me mënyrat se si po ecin gjërat në ekonomikë. 42 për qind e popullsisë është e palumtur në Shqipëri ndërkohë që në Kosovë kjo ndodh vetëm për 23 për qind të të anketuarve. 18 për qind e shqiptarëve presin që situata financiare të jetë më keq ndërsa 54 përqind nuk presin asnjë ndryshim në 12 muajt në vazhdim. Nuk ka si si të ndodhë ndryshe kur vendi drejtohet nga qeveri e zgjedhur nga parlament ilegjitim (vjedhje votash të faktuara me zë dhe figurë), nuk ka si të ndodhë ndryshe kur dhe ata që kanë votuar për ta, nuk kanë se çfarë dhe si të kërkojnë llogari, pasi nuk kanë votuar për program ekonomik as social por kanë votuar për Tepsi dhe Timon. Shqiptarët po jetojnë qeverisjen më të dështuar në 30 vite", shkruan Spahiu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piccaso: 26/06/2020 11:31

    Po derisa ti bytha e malokut qe nderroje breket nje here ne muaj ne kohe te Enverit sot ke blere gjithe katin e pallatit ne krah te Piramides dhe katin e pare te dyqaneve per kafe e te tjera sherbime normalisht e neveriteshme eahte sepse duheshe vare nga koqet ne Sheshin Skenderbej o HAJDUT i LSI

    Përgjigju
  • Piku: 26/06/2020 08:43

    Shumica e ketij 42% eshte e merzitur me qeverine dhe me shume qe nuk ka alternative.

    Përgjigju
  • Zyberi: 26/06/2020 01:57

    O dolivic po te ishte z noka kryeminister do ishte shume me e sukseseshme se e Rames Largqofti na myti Me batuta dhe Me premtime BOSHE na premtoje se do na ndreqte shtepite mbas termetit Na dha TOPAT e saliut dhe LULUSHIT

    Përgjigju
  • Vicidoli: 25/06/2020 21:04

    Qeverri e denje ka me ken me Kryeminister Flamur Noka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka