42 makina historike Retro u ekspozuan në Pedonalen e qytetit të Beratit, duke sjellë një panoramë të veçantë në zemër të qytetit të një mbi një dritareve.
Koleksionistë italianë, shqiptarë, nga Kosova dhe vende të tjera të Europës, pjesëmarrës në “Gran Tour Albania”, ndaluan në Berat me automjetet e tyre klasike.
Makinat e rralla u ekspozuan në Pedonalen e qytetit, ku tërhoqën vëmendjen e turistëve dhe qytetarëve. Në mbrëmje, automjetet historike u bënë pjesë edhe e natës së parë të Festivalit të Verës “Wine & Stories”.
Koleksionistë, pilotë, navigatorë dhe përfaqësues të klubeve automobilistike u bënë bashkë në qytetin muze, duke e kthyer Pedonalen në një pikëtakim për të apasionuarit pas automobilizmit.
Pas ekspozimit, makinat retro parakaluan në rrugët e Beratit, duke i dhënë qytetit një tjetër pamje.
Automjetet e rralla tërhoqën vëmendjen e turistëve dhe banorëve, ndërsa parakalimi i tyre u shndërrua në një spektakël të veçantë.
Aktiviteti synoi të krijojë ura komunikimi dhe të nxisë shkëmbimin e eksperiencave mes koleksionistëve dhe klubeve automobilistike.
Pas qëndrimit në Berat, 42 automjetet historike u larguan nga qyteti mesditën e djeshme.










Komente
Komento