Edhe një tjetër protestues foli sërish për aktin normativ 4.2 mln euro për mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West. Ai tha se me ato para do ishin blerë pajisje mjekësore.

“Lekët që i ke dhënë amerikanit, me to kishim blerë 47 ambulanca. Me këto 4 milionë euro kishim blerë deri në 8 mijë krevate dhe 5 mijë kondicionerë. Pacientët tanë do të ishin më komodë në spitalet tona. Por në ëndërr do t'i shohim këto pajisje, po nuk u rrëzua ky kryeministër”, tha protestuesi.


Lajmi kryesor:

Tkurrja e protestës, organizatorët: Nuk numërohen numrat, por ditët që jemi në shesh! Protestuesit me gjuhë dhune: Ta tërheqim zvarrë Ramën, pushtetin ia marrim edhe me forcë