Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Faza kualifikuese është mbyllur, teksa janë mësuar deri tani 42 skuadrat që e kanë siguruar një biletë, si dhe ato që do luajnë në play-off.
Shqipëria dhe Kosova ndodhen në play-off e zonës UEFA dhe të enjten (nesër) në orën 13:00 do mësojnë rivalët. Të ndodhura në Vazon 3, rivalët e mundshëm do jenë një mes Polonisë, Uellsit, Çekisë dhe Sllovakisë.
Deri tani janë kualifikuar zyrtarisht 42 kombëtare (nga 48) dhe janë vendosur edhe skuadrat që do garojnë në fazën play-off. Gjysmëfinalet play-off do luhen më 26 mars 2026, ndërsa finalet më 31 mars 2026.
42 skuadrat e kualifikuara direkt dhe ato të play-off:
Vendet mikpritëse: SHBA, Kanada, Meksikë
Skuadrat nga Europa: Kroacia, Anglia, Franca, Norvegjia, Portugalia, Holanda, Gjermania, Austria, Belgjika, Zvicra, Skocia dhe Spanja.
Në fazën play-off do garojnë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Çekia, Danimarka, Irlanda, Italia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovakia, Suedia, Turqia, Ukraina dhe Uellsi.
Skuadrat nga Amerika e Jugut: Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Paraguai, Uruguai
Në play-off: Bolivia
Skuadrat nga Amerika Qëndrore dhe Veriu: Kuraçao, Panama, Haiti
Në play-off: Xhamajka, Surinami
Skuadrat nga Afrika: Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Senegal
Në play-off: Republika Demokratike e Kongos
Skuadrat nga Azia: Australia, Japonia, Jordania, Irani, Korea e Jugut, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite
Në play-off: Iraku
Skuadrat nga Oqeania: Zelanda e Re
Në play-off: Kaledonia e Re
Ndarja e vazove play-off për shortin e të enjtes, në zonën UEFA:
Vazo 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
Vazo 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
Vazo 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
Vazo 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut
Shënim: Skuadrat e Vazos 1 do përballen me ato të Vazos 4 dhe ato të Vazos 2 me ato të Vazos 3. Në ndeshjet e para gjysmëfinale play-off, skuadrat e Vazos 1 dhe Vazos 2, që janë të renditura më sipër në klasifikimin e FIFA-s, do i luajnë ndeshjet në shtëpi.
Komente





