42-vjeçari ndërron jetë në spital, në skedë e bëjnë të 'vdekur në shtëpi', vëllai i viktimës: Më thanë se nuk kishte probleme... (VIDEO)

Në datë 11 Shtator, Isuf Gega 42 vjeç babi i dy fëmijëve humbi jetën si pasojë i një dhimbje në gjoks teksa kishte shkruar me urgjence pranë spitalit të Prrenjasit. Ai ndërrojë jetë pas 25 minutash pasi ishte paraqitu në spital, teksa mjeku Patolog Sami Agolli gjatë vizitës i kishte thënë familjarëve se nuk kishte probleme kardiake.

Ndërkohë në skedën e vdekjes së 42-vjeçarit, është shkruar në rrethana ende të paqarta se ai ka ndërruar jetë në banesë. Në lidhje me këtë problem ka ngritur shqetësimin e tij vëllai i viktimës, Ramazan Gega i cili kërkon të dijë se pse në skedë është shkruar së vëllai i tij ka vdekur në banesë në një kohë që ai vetë së bashku me bashkëshorten e të ndjerit e kanë çuar në spital ku i është edhe mjekimi paraprak.

Ramazani shprehet se e ka dërguar vëllanë në spital rreth orës  23:50 minuta dhe në skedën e vdekjes ora shënon 00:15 kur ai ka ndërruar jetë. Ndër të tjera vëllai i viktimës kërkon që të dijë edhe shkaqet e vdekjes pasi atij i është thënë se nuk vuante nga zemra.

"E çuam ne spital me dhimbje gjoksi. Beri shiritin e zemrës dhe na thanë që doli i pastër. Pasi i bëmë ineksionet ai ndërroi jetë. Mjeku nuk dha asnjë përgjigje. ne ishim të irrituar në ato momente, u shokuam ishim të paaftë... Nuk qe ankuar asnjëherë vëllai. Thjeshtë i filloi dhimbja në gjoks.  Në skedën e vdekjes na është shënuar vdekje në shpi. Por vdekja ka qenë në spital jo në shtëpi. Nuk mund të them për neglizhencë të mjekëve , por mjeku i bërë nja dy ineksione dhe oksigjen. Ka kaluar afro një muaj dhe për të na zbutur neve e mamanë duhet që të dimë shkakun e sëmundjes, qoftë edhe sëmundje e keqe por thjeshtë ta dimë që çfarë ka patur. Ne kemi nënë që ka vuajtur nga sëmundja e zemrës që ka vënë dy unaza në zemër." ka thënë vëllai i viktimës.

Ndërkohë gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja është interesuar edhe pranë spitalit të Prrenjasit për këtë ngjarje ku ka intervistuar mjekun Patolog Sami Agolli i cili është shprehur se i ka kryer të gjithë vizitat ndaj pacientit por në asnjë prej tyre nuk kishte rezultuar se kishte probleme me zemrën. Për sa i përket skedës së vdekjes së 42-vjeçarit mjeku është shprehur se nuk është ai përgjegjës për këtë pjesë. Ndër të tjera mjeku ka thënë se është shokuar edhe vetë kur pacienti i tij ndërroi jetë.

"Unë kam qenë mjek roje atë ditë në spital. Kisha 5 të sëmurë të tjerë. Isufi ka ardhur bashkë me të vëllain dhe bashkëshorten. Lashë punët që po bëja dhe e vizitova. Ai ankonte dhimbje ne gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Nga vizita mendova se ishte një dhimbje jo kardiake. Sepse ishte dhimbje që shtohej nga frymarrje dhe shtypje gjoksi. Koha nuk premtonte të kërkoja ndihmë dhe të prisnimin. Tenisonin e kishte 17 me 10. Ata thanë se ka vite që kishte tension por jo që merrte mjekim rregullisht. Jam mjek patolog dhe kam një aparat për shiritin e zemrës dhe ia kemi bërë ekzaminimin dhe nuk na dha asnjë shenjë. Vëllai i tij Ramazanit i thash që edhe nga vizita dhe shirit nuk flet për dhimbje me natyrë nga zemra. Nuk jam në dijeni të asaj që është shënuar në kartelën e vdekjes. Unë jam shokuar që ndërroi jetë. Kam qenë unë që 00:20 minuta kam njoftuar policinë morën deklaratat dhe morën kartelën. Nuk ka të bëjë me mua kartela e vdekjes se si i është shkruar. Kam 41 vite doktor dhe ky është rasti i parë që bëhet kjo. Ky spital këtë shërbim ka patur." ka deklaruar mjeku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 17/10?: 07/10/2019 15:41

    Dhimbjet e pre infarktit ishin(dhimbje kraharori gjate frymemarrjes),presioni shume i larte,mund te dihet cfare jane keto dy injeksione qe i jane bere?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë