Plot 43 gola u shënuan mbrëmjen e të martës në nëntë takimet e para për turin e tretë në fazën e ligës së Champions League. Barcelona fitoi 6-1 kundër Olympiacos, teksa PSG shkatërroi me shtatë gola Atl. Madridin. Vetëm Kairat Almaty - Pafos përfundoi 0-0.
Barcelona i shënon 6 gola Olympiacosit
Golin e parë e shënoi Fermin Lopez në minutën e 7-të, pas një devijimi të mbrojtësve, ndërsa po i njëjti shënoi edhe golin e dytë në minutën e 39-të me një gjuajtje të bukur brenda zonës.
Olympiacos fitoi penallti, ku një gol u anulua nga VAR, por në të njëjtin aksion kishte një prekje me dorë në zonë. Ayoub El Kaabi ishte i saktë për 2-1. Lamine Yamal iu kthye golit, ku realizoi penalltinë në minutën e 68-të, duke rritur epërsinë në 3-1.
Marcus Rashford shënoi pas asistimit të Alejandro Balde në golin e katërt në minutën e 74-të, ndërsa Roony Bardghji asistoi për golin e pestë të Fermin Lopez në minutën e 76-të. Marcus Rashford vulosi rezultatin final 6-1 në minutën e 79-të me një goditje të bukur nga hyrja e zonës.
Arsenali turpëron Atl. Madridin
Në Londër ‘Topçinjtë’ shënuan katër gola në pjesën e dytë me Gabriel, Martinelli dhe dopietën e Gyokeres.
Edhe Inter shënon katër gola
Në Bruksel Interi mposhti vendasit e Union SG 0-4. Golat për zikaltërit u shënuan nga Dumfries, Lautaro, Calhanoglu dhe Esposito.
PSG bën Leverkusenin për ‘Aspirina’
Në Gjermani Bayer Leverkusen u mposht 2-7 nga PSG. Kampionët në fuqi shënuan me Pacho, Doue (2x), Kvaratskhelia, Mendes, Dembele dhe Vitinha.
Pas këtyre sfidave kryesojnë PSG, Inter dhe Arsenal me nëntë pikë. Të mërkurë luhen nëntë ndeshjet e mbetura, ku spikat Real Madrid - Juventus.
Champions League, e martë 21 tetor 2025:
18:45
Barcelona 6-1 Olympiacos
Kairat Almaty 0-0 Pafos
21:00
Arsenal 4-0 Atl. Madrid
Bayer Leverkusen 2-7 PSG
FC Copenhagen 2-4 Dortmund
Newcastle 3-0 Benfica
PSV 6-2 Napoli
Royale Union SG 0-4 Inter
Villarreal 0-2 Manchester City
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.4%
-
Të gabuar
40.4%
-
Jam i/e dyzuar
4.1%
Vota total: 3191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Panik dhe frikë në Katar, alarmi i raketave të Iranit dëgjohet në emisionin e Champions League
11 Mars, 10:36
-
Champions League/ 'Melodia' e kampionëve vijon sot me Real Madrid - Man. City dhe PSG - Chelsea! Arsenali luan në Leverkusen, Sportingu në acarin e Bodos
11 Mars, 08:48
-
Champions League/ Liverpooli humbet në Stamboll, Barça ndalet 1-1 në Angli! Bayern luan ‘tenis’ në Itali, Atl. Madridi ‘shuplakë’ për Spursat
10 Mars, 22:59
-
Incident i pazakontë në Gjermani, tifozi i maskuar futet në fushë dhe i heq prizën VAR-it gjatë ndeshjes
10 Mars, 15:42
-
Sot katër përballje gjigantësh, Champions League luan aktin e parë për fazën e 1/8-ave në dy ditë! Barcelona, Bayern e Liverpool në fushë
10 Mars, 11:53
-
FIFA 'nxjerr zbuluar' Sylvinhon, zyrtarizon para kohe afrimin e ri në kombëtaren shqiptare të futbollit! Bujar Pllana largohet nga Kosova
10 Mars, 10:28
-
Polonia kufizon tifozët e Shqipërisë, nis shitja e biletave për ndeshjen play-off të Kupës së Botës 2026
10 Mars, 09:48
-
Serie A/ Milani rihap garën për titullin kampion në Itali, mposht 1-0 Interin në derbin e qytetit! Zikaltërit shtatë ndeshje pa fitore kundër ‘kushërinjve’
8 Mars, 22:43
-
GOLAT/ Chelsea vuan, kalon në çerekfinalet e FA Cup pas 120 minutash lojë! Man. City përmbys 1-3 ekipin e Newcastle
8 Mars, 13:26
-
VIDEO/ Jose Gimenez i Atl. Madridit largon nga fusha pëllumbin e lënduar, merr duartrokitjet e 61 mijë tifozëve në stadium
8 Mars, 11:58
-
Statistikat/ Sot të gjithë me sytë nga 'San Siro', derbi numër 230 mes Milanit dhe Interit vendos rekord të ardhurash në Serie A! Chivu: Thuram me ethe, Pio fantastik
8 Mars, 11:19
-
VIDEO/ Vendos supergoli i Lamine Yamal, Barcelona fiton 0-1 kundër Bilbaos dhe shkëputet në krye të La Ligas
8 Mars, 09:44